Kushtet dhe rregullat

Kushtet dhe rregullat

Përmes përdorimit të aplikacionit Bebbo (“Bebbo”) ju pranoni i këto kushte. Nëse nuk pajtoheni me këto kushte, nuk duhet të përdorni aplikacionin Bebbo.

Përmbajtja

Bebbo është një aplikacion që siguron informacion dhe udhëzime për prindërit e fëmijëve të vegjël (0-6 vjeç), mbi aspekte të ndryshme të shëndetit, rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve. Bebbo gjithashtu vë në dispozicion një libër ku mund të ruhen datat e vaksinimit dhe kontrollet shëndetësore, dhe lejon që përdoruesit të krijojnë njoftime për t'i përkujtuar atyre këto.

Ju lutemi mos e përdorni Bebbo për ndonjë qëllim mjekësor. Përmbajtja e këtij aplikacioni nuk i zëvendëson kontrollet shëndetësore, ekzaminimet mjekësore, vlerësimet ose procedurat diagnostikuese. Nëse jeni të shqetësuar për shëndetin ose zhvillimin e fëmijës suaj, UNICEF-i, Ministria e shëndetësisë dhe Instituti i shëndetit publik rekomandojnë që të konsultoheni me mjekun ose infermierin tuaj. Nëse përdorimi i ndonjë informacioni të përmbajtur në aplikacion çon ose shkakton humbje ose dëmtim, UNICEF-i, Ministria e shëndetësisë dhe Instituti i shëndetit publik nuk është/nuk janë dhe nuk mund të jenë përgjegjës.

Të gjitha informacionet dhe udhëzimet në këtë aplikacion shërbejnë vetëm për qëllime informative dhe edukative.

E gjithë përmbajtja e dhënë në Bebbo nuk është për përdorim komercial dhe do të përdoret vetëm për përdorim personal, shtëpiak dhe privat. Përdorimi i tij komercial është i ndaluar. UNICEF-i dhe partnerët e tij nuk do të kenë asnjë përgjegjësi për humbjen e fitimit, humbjen e biznesit, ndërprerjen e biznesit ose humbjen e mundësive të biznesit.

Të dhënat dhe përdorimi

Bebbo siguron përmbajtje të përgjithshme informative në lidhje me rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Ai i ruan në stacion lokal të dhënat që futen nga përdoruesit në lidhje me shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre. Për informacione në lidhje me të dhënat që UNICEF-i, Ministria e shëndetësisë dhe Instituti i shëndetit publik i mbledhin dhe përdorin, ju lutemi shihni Politikën e privatësisë.

Bebbo mund të ofrojë njoftime për datat e vaksinimit dhe të kontrollit shëndetësor. Këto njoftime bazohen në përpunimin e informacionit të dhënë nga përdoruesi dhe aplikimin e formulave të thjeshta matematikore/statistikore. Rekomandohet që përdoruesi të mbajë evidencë të veçantë të këtyre datave dhe kujtimeve, dhe të mos mbështetet vetëm në njoftimet e Bebbo-s.

Azhurnimi i përmbajtjes

Edhe pse UNICEF-i dhe partnerët e tij bëjnë përpjekje të arsyeshme për t’i azhurnuar informacionet mbi Bebbo-n, megjithatë UNICEF-i, Ministria e shëndetësisë dhe Instituti i shëndetit publik nuk bëjnë asnjë deklarim, vërtetim apo garanci, qofshin të shprehura ose të nënkuptuara, se përmbajtja në Bebbo është e saktë, e plotë ose e përditësuar.

Ndryshimet e Kushteve dhe Rregullave

UNICEF dhe partnerët e tij mund t'i ndryshojnë herë pas here këto kushte. Sa herë që dëshironi të përdorni Bebbo, ju lutemi kontrolloni këto kushte për t'u siguruar që i kuptoni kushtet që zbatohen në atë kohë.

Ndryshimet e aplikacionit

UNICEF-i dhe partnerët e tij mund ta përditësojnë dhe ndryshojnë herë pas here Bebbo-n për të siguruar informacione të përditësuar, vegëza interneti ose për të siguruar funksionalitet të ri dhe për t’i pasqyruar ndryshimet në nevojat e përdoruesve tanë.

Ndërprerja ose tërheqja e aplikacionit

Bebbo është falas në dispozicion. As UNICEF-i e as partnerët e tij nuk garantojnë që Bebbo, ose çdo përmbajtje në të, do të jetë gjithmonë në dispozicion ose do të jetë e pandërprerë. UNICEF-i, Ministria e shëndetësisë dhe Instituti i shëndetit publik mund ta pezullojnë, tërheqin ose kufizojnë disponueshmërinë e të gjithë ose ndonjë pjese të Bebbo-s për arsye operacionale ose për arsye të tjera. UNICEF, Ministria e shëndetësisë dhe Instituti i shëndetit publik do të përpiqen t'ju japin një njoftim të arsyeshëm për çdo pezullim ose tërheqje. UNICEF-i, as ndonjë nga partnerët i tij, nuk do të ketë ndonjë përgjegjësi për këtë. 

Informimi i përdoruesve tjerë për këto kushte dhe rregulla

Nëse dikush tjetër përdor Bebbo përmes pajisjes tuaj, ju jeni gjithashtu përgjegjës për të siguruar që ai të jetë në dijeni të këtyre kushteve të përdorimit, gjegjësisht kushteve dhe rregullave tjera të zbatueshme, dhe t’i respektojë ato.

Lidhjet dhe burimet tjera

Bebbo mund të lidhet me ueb faqe dhe burime tjera që nuk janë nën kontrollin e UNICEF-it ose partnerit të tij. Përfshirja e lidhjeve të tilla nuk nënkupton pranimin ose miratimin nga UNICEF të ndonjë faqeje interneti, produkti ose shërbimi.

UNICEF-i nuk mban asnjë përgjegjësi ose detyrim në lidhje me ueb faqe të tilla, duke përfshirë, për shembull, përgjegjësinë ose detyrimin për saktësinë ose besueshmërinë e çdo informacioni, të dhëne, opinioni, këshille ose deklarate të bëra në ato faqe interneti.

Të drejtat e pronës intelektuale

Disa nga përmbajtjet që gjenden në Bebbo janë krijuar ose ofruar nga ne ose licencuesit tanë të tjerë.

Bebbo e autorizon përdoruesin të hyjë dhe ta përdorë përmbajtjen dhe burimet siç përcaktohet në këto Kushte të përdorimit. Në varësi të këtyre Kushteve të përdorimit, përdoruesi mund t’i shfrytëzojë burimet në mënyrat që i lejohen t'i përdorë ato, siç përshkruhet në këtë faqe.

Përdoruesi mund të ketë qasje dhe të përdorë vetëm burimet e përmbajtjes në Bebbo, dhe nuk mund ta transferojë përmbajtjen ose burimet te një person tjetër ose “ta pasqyrojë” përmbajtjen ose burimet në ndonjë server tjetër.

Përdoruesit nuk i lejohet të krijojë kopje digjitale të përmbajtjes ose ta modifikojë atë, dhe nuk duhet të përdorë asnjë ilustrim, fotografi, video ose audio sekuencë, gjegjësisht ndonjë grafikë.

Me përjashtim të përmbajtjes së përdoruesve, përmbajtja, burimet dhe të gjitha pjesët e tjera të Bebbo-s janë pronë e UNICEF-it dhe/ose licencuesve dhe mbrohen nga e drejta e autorit, patenta dhe/ose të drejtat tjera të pronësisë intelektuale sipas ligjit shtetëror dhe atij ndërkombëtar. UNICEF-i, Ministria e shëndetësisë dhe Instituti i shëndetit publik dhe/ose licencuesit tanë i rezervojnë të gjitha të drejtat për burimet dhe për këtë faqe, që nuk janë dhënë shprehimisht në këto Kushte të përdorimit.

Ju nuk mund të bëni veprim inxhinieri, dekompiloni, çmontoni ose përndryshe të hyni në kodin burimor për çdo softuer që mund të përdoret për të operuar këtë faqe. Ju nuk mund të hiqni asnjë të drejtë autori, licence ose njoftime të tjera për ndonjë burim ose diçka tjetër në këtë faqe.

Informacionet personale

UNICEF dhe partnerët e tij do të përdorin informacionet personal vetëm siç është përcaktuar në Politikën e privatësisë të Bebbo-s.

Emri dhe emblema e UNICEF-it

Emri dhe emblema e UNICEF janë pronë ekskluzive e UNICEF. Ato mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar. Përdorimi i paautorizuar është i ndaluar. Ato nuk mund të kopjohen ose riprodhohen në asnjë mënyrë pa lejen paraprake me shkrim të UNICEF. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë ju lutemi kontaktoni UNICEF-in.

Privilegjet dhe imunitetet

Asgjë në lidhje me këto Kushte të përdorimit, Politika e privatësisë ose Bebbo-s nuk do të konsiderohet heqje dorë nga ndonjë prej privilegjeve dhe imuniteteve të UNICEF-it sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për Privilegjet dhe Imunitetet.