Politika e privatësisë
Bebbo – Shoqëruesi juaj i prindërimit
Politika e privatësisë
Kjo Politikë e privatësisë ka të bëjë me aplikacionin Bebbo - Shoqëruesin tuaj të prindërimit. Aplikacioni Bebbo është krijuar për të siguruar informacione dhe udhëzime për prindërit e fëmijëve të vegjël, të moshës 0-6 vjeçare. Kjo Politikë e privatësisë përshkruan se si aplikacioni i mbledh, përdor dhe ruan të dhënat tuaja, gjegjësisht mënyrën si do të mbrohen të dhënat tuaja.
Në këtë politikë, “të dhëna personale” nënkuptojnë çdo informacion që na lejon t’ju identifikojmë juve, fëmijën tuaj ose pajisjen që përdorni kur hyni dhe bashkëveproni me Bebbo.
Qasja në aplikacionin Bebbo nuk është menduar për fëmijët dhe të rinjtë nën 18 vjeç.
Ju lutemi lexoni me kujdes Politikën tonë të privatësisë para se ta përdorni aplikacionin. Duke hyrë në aplikacionin Bebbo dhe duke e përdorur atë, ju pajtoheni me dispozitat e kësaj Politike të privatësisë.
Shprehjet “ju”, “i juaj”, “juajve” dhe “përdorues” ju referohen juve si individi, që hyni ose e përdorni aplikacionin Bebbo.
Çka nuk është përfshirë në politikën e privatësisë?
Aplikacioni Bebbo mund të përmbajë vegëza (link) me faqe ose shërbime tjera, që nuk mbulohen nga kjo politikë e privatësisë. Kjo mund të përfshijë artikuj të shkarkuar me vegëza me një burim të jashtëm.
Kjo politikë e privatësisë zbatohet vetëm për përpunimin e të dhënave tuaja nga UNICEF dhe partnerët e saj të autorizuar nacionalë në lidhje me aplikacionin Bebbo. Mbledhja, përdorimi dhe përpunimi i të dhënave tuaja nga çdo faqe interneti ose shërbim i palëve të treta, me të cilat lidhet aplikacioni ose përmbajtja, i nënshtrohet politikës së privatësisë së palës së tretë.
Rekomandohet fuqimisht që t’i rishikoni dhe të jeni të kënaqur me Kushtet e përdorimit dhe Politikën e privatësisë të palëve të treta para se ta përdorni në mënyrë aktive faqen e tyre.
Të dhënat merren nga burime të ndryshme të shënuara më poshtë:
Të dhëna anonime të cilat grumbullohen në mënyrë automatike gjatë përdorimit të aplikacionit
Informacioni i ashtuquajtur anonim i përshkruar më parë përdoret për ta gjurmuar numrin e përgjithshëm të përdoruesve, shpeshtësinë e përdorimit të veçorive dhe përmbajtjeve të ndryshme të aplikacionit, në mënyrë që të përmirësohet aplikacioni. Këto të dhëna përdoren ekskluzivisht për arsye analitike dhe për t’i përmirësuar shërbimet ndaj përdoruesit.
Ruajta e informacioneve dhe të dhënave
Për të pasur qasje në përmbajtje të rëndësishme për moshën dhe gjininë e fëmijës suaj, duhet ta shënoni datën e lindjes dhe gjininë e fëmijës suaj. Këto funksione ju lejojnë ta monitoroni rritjen dhe zhvillimin e fëmijës tuaj përmes aplikacionit, si dhe datat e vaksinimit dhe ekzaminimeve shëndetësore.
Aplikacioni nuk mbledh asnjë të dhënë personale që mund ta identifikojë një prind ose fëmijë dhe nuk i ruan ato automatikisht në asnjë server të jashtëm. Të gjitha të dhënat e futura në aplikacion ruhen vetëm në pajisjen personale të përdoruesit - në telefon. Përdoruesit janë plotësisht përgjegjës për të gjitha të dhënat e ruajtura në pajisjet e tyre, në përputhje me politikat përkatëse të privatësisë të Google dhe Apple (varësisht se cili sistem operativ është në telefonin e mençur të përdoruesit).
Mund të mësoni më shumë rreth politikave të privatësisë të Google dhe Apple, nëse shkoni në:
https://policies.google.com/privacy
https://www.apple.com/legal/privacy
Aplikacioni përbëhet nga bazat e të dhënave të pakriptuara, të vendosura në pajisjen e mençur personale të përdoruesit. Baza e të dhënave përmban informacione të përgjithshme në lidhje me aplikacionin, si të dhëna për lojëra, këshilla, pyetje të shpeshta dhe të gjitha informacionet në lidhje me fëmijën që prindërit i kanë futur në aplikacion, siç janë ngjarjet e caktuara, vaksinimet, etj. Baza e të dhënave nuk përmban asnjë informacion personal të identifikueshëm.
Kopja rezervë e të dhënave
Prindi mund të zgjedhë të krijojë kopje rezervë të të gjitha të dhënave (p.sh. në rast se përdoruesi dëshiron t’i ngarkojë të gjitha të dhënat në pajisjen tjetër të tij të mençur). Në këtë rast, vetëm në bazë të një veprimi që vetëm përdoruesi mund ta drejtojë në mënyrë manuale, të gjitha të dhënat e tekstit do të rezervohen dhe ruhen në hapësirën personale të përdoruesit në Google Drive ose në hapësirën e skedarëve të pajisjes.
Të dhënat e përdoruesit të cilat do të ruhen në skedarin rezervë do të kodohen për arsye sigurie.
Si i përdorin UNICEF-i, Ministria e shëndetësisë dhe Instituti i shëndetit publik informacionet e grumbulluara në aplikacion?
Përdoruesi mund të jetë plotësisht i sigurt se UNICEF-i, Ministria e shëndetësisë dhe Instituti i shëndetit publik nuk grumbullojnë, shesin, tregtojnë, e as nuk transmetojnë në ndonjë mënyrë tjetër informacione në lidhje me identitetin personal të përdoruesit.
Segmenti analitik dhe përmirësimi i aplikacionit
UNICEF-i dhe bashkëpunëtorët e tij mund t’i përdorin informacionet e mbledhura në aplikacion, si aktivitetet e përdoruesve në aplikacion ose përgjigjet e përdoruesve përmes sondazheve të përfshira në aplikacion. Këto sondazhe mund ose nuk mund të plotësohen nga përdoruesi. Ato përdoren për ta monitoruar dhe analizuar përdorimin e aplikacionit dhe për ta përmirësuar dhe përkryer atë.
Të dhënat e konsoliduar
UNICEF-i, Ministria e shëndetësisë dhe Instituti i shëndetit publik mund të grupojnë dhe grumbullojnë të dhëna anonime që përpunohen për ta përmirësuar aplikacionin, si dhe të dhëna të mbledhura në aplikacion për analiza statistikore. UNICEF, Ministria e shëndetësisë dhe Instituti i shëndetit publik mund t’i përdorin të dhënat e grumbulluara në këtë mënyrë për qëllime tjera legjitime, siç janë aktivitetet promovuese ose kërkimore. Rezultatet e marra në këtë mënyrë mund të ndahen me palët e treta, siç janë partnerët, mbështetësit, edukatorët dhe studiuesit tanë, edhe atë përmes konferencave, revistave dhe botimeve të tjera.
Aspektet ligjore
Krijuesi i aplikacionit nuk mbledh ose përpunon të dhëna personale, gjegjësisht të dhëna, përmes të cilave mund të identifikohet prindi, që e përdor aplikacionin nga pajisja e tij ose fëmijën, të dhënat e të cilit janë futur.
Ueb faqet, aplikacionet dhe shërbimet e palëve të treta
Aplikacioni mund të përmbajë vegëza me faqe ose shërbime të tjera që nuk mbulohen nga kjo Politikë e privatësisë. Kjo i referohet postimit të artikujve që mund të përmbajnë një vegëz (interneti) me një burim të jashtëm që nuk është nën kontrollin e UNICEF-it, Ministrisë së shëndetësisë dhe Institutit të shëndetit publik.
Kjo Politikë e privatësisë zbatohet vetëm për përpunimin e të dhënave tuaja nga UNICEF-i, Ministria e shëndetësisë dhe Instituti i shëndetit publik në lidhje me këtë aplikacion. UNICEF, Ministria e shëndetësisë dhe Instituti i shëndetit publik nuk janë përgjegjës për politikat e sigurisë dhe konfidencialitetit të çdo pale të tretë, faqe interneti ose shërbimi, të cilat aplikacioni i lidh përmes vëgëzës së ofruar. Ju lutemi vini re se kushtet e kësaj Politike të privatësisë nuk zbatohen për faqet e jashtme ose përmbajtjen e jashtme, ose për çdo koleksion të të dhënave që lidhen me faqet e jashtme.
Pëlqimi juaj
Përmes përdorimit të aplikacionit Bebbo, ju pajtoheni me politikën e tij onlajn të privatësisë.
Azhurnimi i fundit: 11 Gusht, 2021