Autizmi

 Autizmi është një çrregullim kompleks neuro-zhvillimor, i cili përfshin një numër karakteristikash në sjelljen e fëmijës, që shfaqen para vitit të tretë të jetës.
Body

Asnjë fëmijë me autizëm nuk është i njëjtë, por të gjithë përjetojnë simptoma karakteristike si:

  • vështirësi në arritjen e socializimit dhe komunikimit; ata nuk krijojnë kontakte me sy për të tërhequr vëmendjen e dikujt; nuk përdorin fjalë me qëllim të komunikimit megjithëse mund t’i shqiptojnë ato; kanë vështirësi në fillimin dhe mirëmbajtjen e komunikimit, si dhe kanë dëshirë të vogël për të bashkëvepruar me njerëzit e tjerë
  • prania e veprimeve stereotipike dhe interesat e kufizuara, si për shembull, fëmija mbledh vetëm shkopinj, kthen rrotat në makina.
  • prania e sjelljeve përsëritëse, fëmija përsërit të njëjtin veprim shumë herë si për shembull hap dhe mbyll sirtarë, ndez dritën.
  • prania e vështirësive shqisore - për shembull, fëmija mund të jetë tepër i ndjeshëm ndaj tingullit ose dritës, si dhe mund të jetë i ndjeshëm ndaj aromave dhe shijeve të ndryshme.

Vështirësi shtesë që shpesh janë të pranishme, të tilla si:

  • vështirësia në të ngrënë
  • vështirësi me gjumin
  • çrregullimet e ankthit
  • epilepsia
  • depresioni
  • probleme me vëmendjen
  • problemi i koordinimit motorik
  • sjelljet vetëshkatërruese dhe dëmtimi i vetvetes