Bëjmë sikur themi 'lamtumirë'

Materialet që ju nevojiten: Një histori që ju të tregoni, ose nga një libër me përralla ose që mund ta krijoni vetë, apo kukulla, arushë, ose objekte të tjera që mund t'i përdorni për luajtur me pretendime "bëjmë sikur".

Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, në krahasim me më përpara, fëmija juaj mërzitet më pak kur ju e lini atë (për shembull, kur fëmija juaj rri me njërin nga gjyshërit ose kujdestarë, apo kur fëmija juaj është në kopësht ose në ndonjë qendër). Një mënyrë për të ndihmuar që fëmija juaj të ndihet më i sigurt është të tregoni një histori ose të luani “bëjmë sikur”. Për shembull, mund të lexoni ose të krijoni një histori për një vajzë apo djalë, nëna e të cilit po largohet për të blerë gjëra. Për fëmijën do të kujdeset gjyshi. Historia mund të përfshijë edhe faktin që fëmija nuk është i lumtur për këtë gjë, por që pasi të thotë mirupafshim, ai/ajo mund të ulet në prehër të gjyshit, mund të gjejë një lojë për të luajtur, dhe është i/e lumtur kur mami të kthehet. 

Kjo lloj historie, ose ndonjë tjetër, gjithashtu mund të luhet me kukulla ose materiale të tjera. Ju mund të pyesni fëmijën gjëra të tilla si “Çfarë mund të bëjë vajza e vogël që të ndihet më mirë? A mund ta ndihmojë dikush atë?” 

Gjithashtu mund të ndihmoni fëmijën tuaj të fitojë më shumë siguri për ndarjen gjatë përvojave të përditshme. Kur largoheni, sigurohuni që t'i tregoni fëmijës tuaj kur do të ktheheni, tregoni atij/asaj sesi fëmija juaj do të kujdeset për veten në mungesë tuaj dhe jepni disa ide për mënyrën sesi ai/ajo mund të kalojë kohë kur ju nuk jeni.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Të gjitha këto përvoja do të ndihmojnë fëmijën tuaj të bëhet emocionalisht i/e sigurt dhe të jetë në gjendje të rregullojë emocionet e saj ose të tij. Fëmija juaj është duke mësuar sesi të përballet me përvoja shqetësuese. Ai ose ajo po mëson gjithashtu sesi të mendojë për të ardhmen dhe si ta planifikojë atë.