Bërja e flluskave
Materialet që ju nevojiten: Letër e bardh apo me ngjyrë, lapsa apo shkumësa me ngjyrë
Çka mund të bëjmë së bashku: Në këtë moshë, fëmijës tuaj do t`i pëlqej të shkarravis apo të vizatoj shenja në letër. Shpeshherë mund t`i jepni atij apo asaj një copë letër dhe një laps dhe shihni se çka mund të bëjë fëmija juaj! Forma e parë që shumica e fëmijëve fillojnë të vizatojnë janë rrathët. Një aktivitet argëtues është mbulimi i faqes me flluska. Mund të thoni: “Le të bëjmë flluska! Shiko, së pari po i bëjë unë disa”. Mund të vizatoni disa rrathë në letër dhe të thoni “Tani është radha jote! Ku do t`i vizatosh flluskat e tua”, Shih, kjo është një flluskë e madhe! (apo komente të tjera interesante). A dëshiron të përdorësh një ngjyrë tjetër? Shiko se sa shumë flluska jemi duke bërë!”. Mos u shqetësoni nëse rrathët e bëra nga fëmija nuk janë të ngjashme me tuajat. Nëse ky aktivitet është me të vërtet sfidues për fëmijën tuaj, mund të mbani dorën e tij apo saj dhe ti ndihmoni, apo të lini këtë aktivitet për më vonë dhe thjesht të argëtoheni duke shkarravitur.
Çfarë mëson fëmija juaj: Fëmija juaj fiton më shumë kontroll mbi përdorimin e lapsit ose shkumësit me ngjyra. Ajo ose ai vëzhgon me kujdes që të përpiqet të bëjë një forma të ngjashme me tuajat. Ky lloj aktiviteti forcon zhvillimin fizik dhe njohës të fëmijës dhe bërja e tij së bashku me ju e ndërton marrëdhënien tuaj.