Bronkioliti

Bronkioliti është një infeksion i zakonshëm i shkaktuar nga një virus. Ndikon në kanalet e vegjël të frymëmarrjes në mushkëritë e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, duke bërë që ato të ngushtohen nga mukoza dhe inflamacioni. Vizitoni mjekun tuaj nëse mendoni se fëmija juaj ka simptoma të bronkiolitit.
Body

Shkaqet e bronkiolitit

Bronkioliti mund të shkaktohet nga shumë viruse të ndryshme, por më së shpeshti shkaktohet nga një virus i quajtur virusi sinkron respirator (VSR). Ky virus përhapet nëpërmjet teshtimës, kollitjes ose kontaktit personal.

Simptomat e bronkiolitit

Kur fillon bronkioliti, simptomat e e tij duken pak si ftohje. Ato përfshijnë rrjedhjen e hundës dhe teshtimën, kollën lehtë dhe ndonjëherë ethet.

Derisa zhvillohet bronkioliti, frymëmarrja e fëmijës mund të bëhet e shpejtë dhe e vështirëuar, ndërsa kolla mund të bëhet më e rëndë.

Mund të vëreni shenja që tregojnë se fëmija juaj po mundohet shumë për të marrë frymë, për shembull, brinjët që lëvizin brenda dhe jashtë më shumë se zakonisht, si dhe hundët që i ka të zëna. Mund të dëgjoni edhe një tingull fishkëllime të lartë që quhet “fllad i ftohtë” ndërsa fëmija merr frymë. Në raste të rënda, buzët e fëmijës mund të duken blu.

Fëmija juaj mund të bëhet i/e vështirë për t’u ushqyer dhe mund të jetë shumë i/e shqetësuar.

Zakonisht bronkioliti në formën më të keqe është në ditën e dytë ose të tretë, por ai mund të zgjasë deri në 10 ditë. Ashtu siç bëhet më mirë foshnja juaj, fryrja e ushtima dhe frymëmarrja e shpejtë rregullohet. Kolla mund të zgjasë më shumë.

Bronkioliti është më i zakonshëm te foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Bronkioliti ka simptoma të ngjashme me astmën, por është një gjendje e ndryshme dhe ka nevojë për trajtim të ndryshëm.

Kur duhet të vizitoni mjekun për simptomat e bronkiolitit

Ju duhet të dërgoni fëmijën tuaj për vizitë te mjeku në qoftë se fëmija juaj:

  • merr frymë shumë shpejt ose ka frymëmarrje të parregullt
  • ka kollitje dhe është i/e shqetësuar
  • e ka të vështirë të ushqehet ose të pijë dhe më pak se zakonisht, si dhe e lag pelenën
  • ndryshon ngjyrën e fytyrës kur kollitet.
  • është i/e lodhur ose më i/e përgjumur se zakonisht.

Dërgojeni menjëherë fëmijën në spital, nëse ka frymëmarrje të shkurtër, ka vështirësi në frymëmarrje ose rreth buzëve i shfaqet ngjyra blu.

Trajtimi i bronkiolitit

Nëse bronkioliti, i fëmijës tuaj është i butë, ju do të jeni në gjendje ta menaxhoni atë në shtëpi:

  • Nëse fëmija juaj ushqehet me gji dhe është më i/e vogël se gjashtë muajsh, ofroni gji në intervale më të shkurtra dhe më shpesh.
  • Nëse fëmija juaj ushqehet me formulë dhe është më i/e vogël se gjashtë muajsh, ofroni atij/asaj sasinë e zakonshme të formulës. Mund të të duhet ta ushqeni më shpesh në sasi më të vogla, nëse ai/ajo nuk ndihet mirë.
  • Nëse fëmija juaj është më i madh se gjashtë muajsh, vazhdoni ta ushqeni me gji ose ta ushqeheni me shishe. Gjithashtu, mund t'i ofroni fëmijës lëngje të pastra, si uji. Nëse fëmija juaj nuk është i/e uritur derisa ka temperaturë, kjo është në rregull.
  • Nëse ka temperaturë jepni fëmijës paracetamol sipas udhëzimeve.
  • Përkujdesuni që fëmija juaj të pushojë sa më shumë që të jetë e mundur.
  • Sigurohuni që fëmija juaj të jetë në një mjedis pa tym. Gjithashtu evitoni kontaktin me foshnjat dhe fëmijët e tjerë në ditët e para, sepse bronkioliti  është sëmundje infektive.

Fëmija juaj nuk ka nevojë për antibiotikë, sepse bronkioliti shkaktohet nga një virus, ndërsa antibiotikët nuk i kurojnë viruset.

Nëse brokoliti i fëmijës suaj është më serioz, ai/ajo mund të ketë nevojë të shkojë në spital. Kjo ndodh zakonisht sepse ai/ajo nuk ushqehet siç duhet, është dehidratuar ose ka nevojë për oksigjen. Mjeku juaj do t’ju tregojë nëse fëmija juaj duhet të shkojë në spital.

Fëmija mund të ketë nevojë për lëngje nëpërmjet një tubi në hundë ose përmes venës në krah. Ndonjëherë fëmijës suaj mund t’i jepen ilaçe për astmën si Ventolin®. Kjo mund t’i ndihmojë disa fëmijë të marrin frymë më lehtë duke ua hapur rrugët e frymëmarrjes, por në përgjithësi nuk është efektive te fëmijët me bronkiolit.