Çfarë është injorimi i planifikuar?

Injorimi i planifikuar është kur e largoni vëmendjen tuaj nga fëmija juaj për pak kohë kur fëmija juaj sillet keq. Ky mund të jetë një mjet i dobishëm për sjelljen e fëmijëve dhe nuk duhet të ndihet si refuzim. Megjithatë, kjo nuk duhet të bëhet nëse ndiheni të zemëruar ose të frustruar me fëmijën tuaj. Kjo duhet të përdoret brenda një marrëdhënie të sigurt dhe të dashur. Gjithashtu, asnjë teknikë nuk është një mënyrë magjike për të ndihmuar fëmijët të sillen mirë, pasi secili fëmijë është unik dhe gjithashtu zhvillohet dhe ndryshon.
Body

Injorimi i planifikuar është njëri nga mjetet e mundshme për drejtimin e sjelljes së fëmijës suaj.  Mirëpo mbani mend, asnjë mjet nuk është përgjigje magjike, dhe secili fëmijë është i ndryshëm.  Më e rëndësishmja, të gjitha këto mjete udhëzuese janë menduar të përdoren brenda marrëdhënies suaj të ngrohtë dhe të dashur me fëmijën tuaj.  Tani le ta shohim këtë mjet!

Injorimi i planifikuar nuk i kushton vëmendje një fëmije kur ai/ajo sillet keq.

Për shembull, nëse ju jeni duke ngrënë ushqim familjarisht dhe fëmija juaj kërcen lart e poshtë në karrigen e tij, ju mund të lini atë jashtë bisedës dhe të mos shikoni atë derisa të ndalet. Kur ai ndalon, ju mund të thoni, “Mua më pëlqen, kur ju qëndron i ulur në karrigen tënde gjatë darkës. Pse nuk na tregon se çfarë ke bërë sot në kopsht”?

Ideja është që ta shpërbleni fëmijën tuaj me shumë vëmendje kur ai sillet mirë - por mos i kushtoni atij vëmendje kur sillet keq.

Pse funksionon injorimi i planifikuar?

Injorimet e planifikuara funksionojnë sepse nëse keni veç më keni një marrëdhënie të ngrohtë dhe të sigurt, vëmendja juaj është një shpërblim i madh për fëmijën tuaj.

Nëse fëmija juaj sillet në mënyrë të veçantë dhe e tërheq vëmendjen tuaj, ai ka të ngjarë të sillet në këtë mënyrë përsëri. Por nëse e injoroni sjelljen, ka më pak gjasa të ndodhë përsëri. Pra, vëmendja ndaj sjelljes së mirë zakonisht çon në sjellje më të mirë, dhe injorimi i sjelljes së keqe zakonisht sjell më pak sjellje të këqija.

Në mendjen e fëmijës suaj, reagimi i prindërve ndaj sjelljeve të këqija është më i mirë sesa të mos ketë reagim fare, kështu që edhe kritika apo disiplinimi mund të ndjehen si shpërblim për fëmijën tuaj – indiferenca mund të çojë në sjellje më të këqija.

A duhet t’i tregoni fëmijës tuaj që po e injoroni atë? Kjo varet nëse të treguarit fëmijës tuaj mund ta shpërblejë atë me vëmendje. Për sjellje të vogla, mund të mos thuash asgjë. Ose ju mund të shpjegoni një herë se ju nuk do të përgjigjeni, kur fëmija juaj sillet në një mënyrë të veçantë. Pastaj injoroni sjelljen sa herë që ndodh pas kësaj, pa thënë asgjë tjetër.

Është e rëndësishme që injorimi nuk duhet të ndihet si refuzim ndaj fëmijës suaj.  Nëse je me të vërtetë i zemëruar, dhe se zemërimi vjen përmes në tonin tënd të zërit (“Grrrr, unë të injoroj! “), është mirë të mos e përdorni këtë mjet tani.

Injorimi i planifikuar: këshilla

Këtu janë dhënë disa këshilla për përdorimin e injorimit të planifikuar.

  • Plotësisht injoroni. Mos e shikoni fëmijën tuaj ose mos thoni asgjë derisa ajo sillet keq. Shikimet, buzëqeshja apo edhe mërrolja mund të jenë të dobishme.  Ku është e sigurt dhe praktike, largohuni me qetësi nga fëmija juaj, derisa ai sillet keq.
  • Filloni të injoroni kur fillon sjellja e tillë. Ndaloni injorimin kur sjellja të  ndalojë për një kohë. Kjo mund të nënkuptojë 20 sekonda injorim për një foshnjë dhe disa minuta injorim për fëmijët më të mëdhenj. Ju mund të përgjigjeni përsëri kur fëmija juaj e ndalon sjelljen e keqe.
  • Planifikoni disa mënyra për ta shkëputur veten nëse mendoni se do ta keni të vështirë ta injoroni fëmijën tuaj. Ju mund ta lëshoni ndonjë muzikë, të numëroni pa zë, të bëni ushtrime të frymëmarrjes ose ta planifikoni listën tuaj të blerjeve.
  • Vazhdimisht i kushtoni vëmendje sjelljes që dëshironi të shihni në vend të sjelljes që po injoroni.

Mos harroni, ndonjëherë fëmijët sillen në mënyra sfiduese për të shprehur ndjenja ose shqetësime të mëdha. Të gjithë kemi të bëjmë me disa situata të frikshme.  Kur kjo ndodh është mirë të provoni të flisni me fëmijën tuaj për ndjenjat e tij — ose mund të flisni më pas kur ai është i qetë. Kur ju ndihmoni fëmijën tuaj për t’i kuptuar ndjenjat e tij, ajo e ndihmon atë për t’i menaxhuar ndjenjat dhe sjelljet e tij.

Vendosja për ta përdorur injorimin e planifikuar

Injorimi nuk është gjithmonë opsioni më i mirë. Para se të vendosni të injoroni sjelljen, është ide e mirë të kontrolloni disa gjëra.

A shpërblehet sjellja nga vëmendja e dikujt tjetër?
Nëse sjellja shpërblehet nga vëmendja e dikujt tjetër - për shembull, vëllezërit e motrat apo miqtë - nuk do të bëjë ndonjë ndryshim nëse e injoroni. Në këtë rast, mund t’ju duhet të shikoni një mjet tjetër sjelljeje - për shembull, duke ndryshuar mjedisin e fëmijës suaj.

A duhet ta injoroni sjelljen?
 Ju nuk mund t’i injoroni sjelljet ose sjelljet e rrezikshme që i dëmtojnë të tjerët ose dëmtojnë pronën - për shembull, kafshimi, goditja, tërheqja e perdeve ose hedhja e gjërave. Në këtë rast, mund të jetë i përshtatshëm një mjet sjelljeje si pasojat ose kohëzgjatja.

A mund ta injoroni sjelljen kudo që ndodh?
Nëse e injoroni sjelljen në një vend, por jo në ndonjë tjetër, ju do përballeni më shumë me sjelljet në vendin ku nuk dëshironi. Për shembull, nëse e injoroni fëmijën tuaj duke bërtitur në shtëpi, por jo në supermarket, mund të përballeni më shumë bërtitje në supermarket. Ju mund të provoni të që paraprakisht ta planifikoni sjelljen në supermarket.

A do të injorojnë sjelljen e fëmijës njerëzit tjerë?
Nëse keni arritur të injoroni me sukses një sjellje, por partneri, miku ose i afërmi juaj hyjnë papritmas dhe i kushton vëmendje, puna juaj e mirë do të zhbëhet. Mbështetja e njëri-tjetrit është një pjesë e rëndësishme e udhëzimit të sjelljes së fëmijëve tuaj, kështu që është mirë nëse ju dhe partneri juaj mund të bisedoni dhe pajtoheni se çfarë sjelljeje do të injoroni.

Jini të përgatitur - sjellja që injorohet shpesh përkeqësohet para se të përmirësohet. Fëmijët mund të ankohen ose të ngjiten më shumë, duke shpresuar që ju do të përgjigjeni. Ju duhet ta konsideroni këtë kur të vendosni nëse do ta përdorni injorimin e planifikuar si mjet sjelljeje.