Çfarë është të mësuarit për një fëmijë?
Fëmijë mëson nga dita e parë e jetës së tij/saj dhe, që nga lindja, ai/ajo është shumë i/e aftë për të mësuar me shpejtësi të madhe rreth vetes dhe botës rreth tij/saj. Është e rëndësishme ta njohësh mënyrën se si një fëmijë mëson: përmes hulumtimit dhe pjesëmarrjes aktive në ngjarje. Përveç kësaj, fëmija hulumton më lehtë kur ai/ajo mbështetet fuqishëm, kur ai/ajo ndihet i sigurt dhe i dashur - kështu që një lidhje e fortë emocionale me ju është themeli kryesor për mësimin e tij/saj. Për një porsalindur dhe një fëmijë, gjithçka në botë është e re - aroma, temperatura, ajri, ngjyra, tingujt, strukturat, shijet, ashtu si gjithçka që lidhet me vetë atë është e re - funksione të tilla si frymëmarrja, lëvizja, vështrimi, dëgjimi, drejtimi i vëmendjes, kujtesa, fjalimi, mendimi, qëllimet, konkluzionet. Derisa foshnja rritet, ai/ajo do të zbulojë se njerëzit rreth tij/saj janë të lidhur në mënyra të ndryshme, se ka modele të caktuara në marrëdhëniet midis njerëzve, se ka modele midis ngjarjeve: shkaqet, pasojat; ai/ajo do të vërejë shumë ndjenja, mendime dhe të ngjashme, dhe do të ketë nevojë dhe do të dëshirojë t’i kuptojë ato. Të gjitha këto gjëra, dhe shumë të tjerë, kërkojnë shumë rregullime nga ana e foshnjës. Përveç kësaj, foshnja përpiqet ta kontrollojë trupin e tij/saj, mjedisin dhe marrëdhëniet që e përfshijnë atë dhe është e pajisur për atë që nga momenti i parë i jetës. Për një fëmijë, të mësuarit do të thotë përpjekje, gjurmim, prekje, dëgjim, lëvizje të një pjesë të trupit, shikim të reagimeve të tjerëve, arritje, kapje, hedhje, nxjerrje në pah të lidhjes mes gjërave, fenomeneve... Në këtë kuptim, për një fëmijë, të mësuarit është lojë, ndërsa në të njëjtën kohë loja është mënyra është më e natyrshme si i zbulon foshnja gjërat. Është shumë e rëndësishme që, si prindër, ta mbani në mend këtë kuptim të të mësuarit. Nga momenti i parë i jetës së tij/saj, fëmija do të tregojë një dëshirë për të zbuluar dhe një iniciativë për të mësuar dhe eksploruar në mënyrë aktive. Është e rëndësishme ta kuptoni se si fëmija juaj tregon iniciativë dhe komunikon me mjedisin e tij/saj, për të njohur fëmijën tuaj, reagimet e tij/saj dhe mënyrën e përshtatjes dhe të mësuarit, nevojat e tij/saj për mbështetje dhe inkurajim, për t’u lidhur me fëmijën tuaj. Shtëpia është “klasa” e parë e fëmijës, dhe prindi është mësuesi i parë, ai që do të lehtësojë eksplorimin dhe mësimin përmes lojës që nga dita e parë përmes sigurimit të mbështetjes dhe inkurajimit adekuat, si dhe ndjenjës së sigurisë për fëmijën.
|