E kujt është?

Materialet që ju nevojiten: Çfarëdo objekti i vogël

Çfarë mund të bëni së bashku: Gjeni një vend të rehatshëm për të luajtur. Thuaj ''Hajde të luajmë këtu! Këtu qenka një [objekt, për shembull një top i vogël].'' Jepni topin fëmijës tuaj. Tani thoni: ''Tash është topi i [emri i fëmijës tuaj]’. Është i/e yti/jotja!'' Më pas thoni [emrin e fëmijës], të lutem jepja mamasë topin. Faleminderit! Tani është topi i mamasë - është i/ imi/imja!'' Vazhdoni ta shëtisni objektin tek njëri tjetri, duke e bërë më argëtuese dhe duke përdorur fjalët ''e jotja'' dhe ''i imi'' së bashku me emrin e fëmijës dhe emrin tuaj. Kjo është vetëm lojë argëtuese, jo mësim. Shijojeni kohën me fëmijën tuaj.

Edhe në raste tjera gjatë ditës mos harroni të përdorni fjalë si ''i yti, e juaja, i imi, e imja, e saj, e tij, etj'' si dhe ''nën, mbi'' dhe fjalë të ngjashme kur vendosni objektet ose i merrni ato: ''Ku është batanija juaj? Oh, është nën tavolinë. A mund ta merrni, ju lutem?''

Çfarë po mëson fëmija juaj: Në këtë moshë, aftësitë gjuhësore të fëmijës suaj po rriten shpejt. Fjalët që përshkruajnë pronësinë (i imi, e imja) dhe pozicionin (nën) janë mjete të rëndësishme për fëmijën tuaj ta shprehë kuptimin e tij/saj për botën. Aktivitetet e përditshme dhe lojërat e thjeshta si kjo, leximi i librave, dhe bisedat e përditshme do t'i ndërtojnë aftësitë gjuhësore dhe komunikuese të fëmijës suaj.