Fillimi i dërgimit të fëmijës në qendrat e kujdesit (çerdhet) për fëmijë: ndjenjat
Ndjenjat e fëmijës suaj për qendrat e kujdesit për fëmijë: ankthi i ndarjes dhe frika nga të huajt Shumë foshnja dhe fëmijë janë të lumtur dhe të kënaqur me fillimin e qëndrimit në qendrat e kujdesit për fëmijët. Mirëpo shumë foshnja dhe fëmijë kanë edhe disa reagime më pak pozitive:
Ankthi i ndarjes dhe frika nga të huajt janë pjesë normale të zhvillimit të fëmijës, andaj shumë foshnja dhe fëmijë deri diku i përjetojnë këto ndjenja. Kjo ngjan pavarësisht nëse shkojnë ose nuk shkojnë fëmijët në qendrat për kujdesin e fëmijëve (çerdhet). Këto situata bëhen të vështira pasi gjatë zhvillimit të fëmijës, koha kur ndodh ankthi i ndarjes dhe frika nga të huajt është shpesh koha kur prindërit po planifikojnë të kthehen në punë dhe ta fillojnë dërgimin e fëmijëve në qendrat e kujdesit (çerdhet). Pra, nëse foshnja ose fëmija juaj e fillon qëndrimin në qendrën e kujdesit (çerdhe) dhe përjeton ankthin e ndarjes dhe frikën nga të huajt, nuk është faji juaj - është vetëm mënyra se si zhvillohen foshnjat. Ankthi i ndarjes dhe frika nga të huajt në qendrën e kujdesit (çerdhe): çfarë mund të bëni Përpiquni të mos shqetësoheni. Fëmijët zakonisht përshtaten kur fytyrat e reja në mjedisin e tyre të çerdhes bëhen të njohura. Thjesht mund të duhen disa fëmijë pak më shumë se të tjerët. Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj t’i tejkalojë ankthet duke kaluar kohë së bashku në mjedisin e ri të çerdhes kur jeni duke u përgatitur për ta filluar dërgimin e fëmijës në çerdhe. Po ashtu është mirë të kaloni pak kohë me fëmijën tuaj para se ta lini vetëm. Në javët e para të dërgimit të fëmijës në qendrën e kujdesit, nëse është e mundur, përpiquni ta lini fëmijën tuaj për periudha të shkurtra derisa të arrini ta lini aty deri në një ditë të tërë. Si ndihen fëmijët për fillimin e qëndrimit në qendrën e kujdesit për fëmijë: faktorë të tjerë Ka disa gjëra të tjera që ndikojnë në mënyrën se si fëmija juaj mund të ndiejë dhe ti përgjigjet fillimit të qëndrimit në qendrën e kujdesit:
Nëse mendoni se fëmija juaj me të vërtetë nuk po rehatohet në qendrën e kujdesit për fëmijët, është e rëndësishme të shkëmbeni informacione dhe ide me edukatorët. Ndjenjat tuaja për fillimin e qëndrimit në qendrën e kujdesit për fëmijët Fillimi i dërgimit të fëmijës në qendrën e kujdesit për fëmijë është një ndryshim i madh. Mund të jetë një kohë emocionuese dhe emocionale për familjet - si për fëmijët ashtu edhe për prindërit. Edhe nëse keni ndjenja të përziera për ndryshimet në jetën tuaj familjare, është e rëndësishme për ju që të jeni pozitiv në lidhje me qendrën për kujdesin e fëmijëve me fëmijën tuaj. Fëmijët kanë një aftësi të mahnitshme për të mësuar kur prindërit e tyre janë të brengosur ose të shqetësuar, kështu që përpiquni të mos ndani shqetësimet ose ndjenjat e shqetësuara me fëmijën tuaj. Nëse fëmija juaj ndjen se ju pëlqen shërbimi dhe u besoni edukatorëve, ai ka më shumë gjasa t’i ndiejë edhe këto gjëra. Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund t’i shfaqni ndjenjat tuaja. Ju mund të dëshironi t’i ndani ato me partnerin tuaj, një mik ose një anëtar të familjes që mund t’ju japë një mbështetje gjatë kësaj kohe emocionale.
|