Gara me "karrocë dore"

Materialet që ju nevojiten: Asnjë.

Çfarë mund të bëni së bashku: Gjeni një hapësirë të sheshtë me bar ku fëmijët të garojnë, dhe vendosni se ku do të jetë fillimi dhe fundi i fushës. Ndani lojtarët në grupe. Në çdo grup, një fëmijë bëhet si 'karrocë dore' dhe qëndron gjysëm i shtrirë me dy duar në bar, dhe tjetri është 'shoferi', i cili qëndron mbrapa dhe mban këmbët e shokut/shoqes së tij. Para fillimit të garës, shoferi merr këmbët e karrocës dhe 'karroca e dorës' ngre veten me krahët e saj. Pastaj... në pozicion...gati... nisu! Garuesit lëvizin drejt vijës së finishit aq shpejt sa munden; disa "karroca dore" që ecin në duart e tyre dhe shoferi që mban këmbët e tyre. A do të jenë në gjendje ta bëjnë lojën deri në fund, pa u shkrirë së qeshuri?!

Lëreni që të përcaktojë shpejtësinë në garë, lojtari që bëhet si "karrocë dore" - dhe jo shoferi!

Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo lojë klasike kërkon që fëmijët të punojnë në grup, duke zhvilluar aftësitë e tyre sociale ndërsa përpiqen që të fitojnë. Ata do të përjetojnë shumë momente argëtimi dhe të qeshura, si dhe do të vënë në provë ekuilibrin, koordinimin, forcën dhe aftësitë e tyre në grup!