Gjuetia e thesarit!
Materialet që ju nevojiten: çantë me lodra, sende ose çokollata/karramele.
Çfarë mund të bëni së bashku: Zgjidhni një vend jashtë i cili ka shumë mundësi për të fshehur objektet si për shembull, një hapësirë me shumë pemë, shkurre, shtigje etj. Vendosni për kufijtë e zonës që do të eksplorohet.
Nëse jeni duke luajtur në grup, mendoni për një mënyrë argëtuese për të zgjedhur se kush do fillojë i pari. Lojtari i zgjedhur më pas ka dy minuta kohë për të fshehur një nga 'thesaret' që gjenden në çantë. Lojtarët e tjerë duhet të mbyllin sytë dhe veshët - pa bërë hile!
Gjuetarët e thesarit më pas kontrollojnë çantën për të parë se çfarë mungon dhe nisen për ta gjetur! Ju mund të keni një rregull sipas të cilit lojtari që ka fshehur thesarin jep një, dy ose tre të dhëna.
Gjuetari që gjen thesarin mund të fshehë sendin tjetër nga çanta dhe kështu lojtarët e vazhdojnë lojën në të njëjtin model derisa çanta e thesarit të jetë bosh.
Bëjeni lojën edhe më të bukur duke i nxitur lojtarët që të vishen si piratë që kërkojnë një thesar të fshehur!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Një gjueti thesari është një mënyrë e shkëlqyer për t'i bërë fëmijët të eksplorojnë botën e jashtme. Ky aktivitet gjithashtu ndihmon në zhvillimin e aftësive njohëse dhe motorike të fëmijëve dhe i inkurajon ata të jenë kërkues. Për më tepër, loja gjuetia e thesarit është e lehtë për t'u përshtatur me moshën e fëmijës suaj.