Gjurmët e gjetheve!

Materialet që ju nevojiten: gjethe, bojëra, furçë/sfungjer boje, tabaka, gazetë, ujë (për larjen e furçave), letër e thjeshtë ose me ngjyrë.  

Çfarë mund të bëni së bashku: Bëni një shëtitje rreth kopshtit ose parkut tuaj lokal dhe mblidhni gjethe të madhësive dhe formave të ndryshme. 

Përgatitni 'stacionin tuaj të lyerjes' duke vendosur një gazetë dhe duke hedhur llojet e ndryshme të ngjyrave në disa enë ose mund të përdorni një dërrasë boje druri. Nëse po përdorni një enë vendosni gjethet direkt në bojë, ose për një shpërndarje më të barabartë, përdorni një penel apo sfungjer. 

Më pas, në një letër vendosni gjethen e lyer me bojë dhe ushtroni pak presion në pjesën e pasme, në mënyrë që të lihet gjurma e gjethes. Krijoni forma të ndryshme të gjetheve në disa vende nëpër fletë, ose mund t'i mbivendosni gjethet me njëra tjetrën. Ju mund të përdorni një ngjyrë të ndryshme për çdo gjethe, ose të përzieni ngjyrat në një gjethe të vetme.

Gjethet që tashmë janë lyer me bojë, mund t'i lini që të thahen nga boja. Çfarë pikturash të bukura me gjethe do të krijoni? 

Mundohuni të përdorni gjethe që nuk janë shumë të thata (nëse i mblidhni sapo fillim vjeshta do ishte ideale), pasi gjethet e freskëta mund të jenë të vështira për t'u lyer pasi mund të thërrmohen përgjatë procesit. Gjethet me një formë interesante dhe me përbërje të fortë krijojnë pikturat më të bukura. 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet është i përshtatshëm për një gamë të gjerë moshash, duke ndihmuar në promovimin e koordinimit sy-dorë dhe duke inkurajuar fëmijët të mendojnë në mënyrë krijuese. Fëmijët mund të kënaqen duke kërkuar për gjethe të formave dhe madhësive të ndryshme, si dhe duke menduar se çfarë modelesh mund të bëjnë me to.