Hiqni kapelen

Materialet që ju nevojiten: Kapele të ndryshme të madhësive ose formave të ndryshme; një karrige.

Çfarë mund të bëni së bashku: Vendoseni fëmijën të ulur në një karrige ose në një sipërfaqe të rehatshme. Ai/ajo mund të ulet në dysheme, dhe ju uluni përballë tij/saj dhe le të fillojë aktiviteti.

Së pari, vendoseni kapelën tuaj dhe tregoni asaj/atij: “shiko mamin me kapele!”. Kjo është një kapele, e ndjekur nga ky udhëzim, hiqni kapelën tuaj dhe tregoni atij/asaj: “tani është radha jote”.

Vendosni kapelen në kokën e tij/saj dhe udhëzoni: tani hiqe kapelen vetë... duke i treguar sesi mund ta bëjë këtë. Në këtë moshë, ju duhet të festoni arritjet e fëmijës suaj. Kur ai/ajo heq kapelën e tij/saj, ju mund të duartrokisni ose të thoni: “të lumtë!”. Një metodë tjetër do të ishte që ju dhe fëmija të keni nga një kapele dhe që të dy ju ta hiqni atë në të njëjtën kohë, ose ai/ajo ta marrë atë nga ju, ose ju prej atij/asaj.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet do të ndihmojë fëmijën për të forcuar lëvizjet motorike, për të zhvilluar ndërveprimin shoqëror dhe aftësitë gjuhësore. Fëmija juaj mëson të ulet pa asnjë mbështetje.