Ideojmë veshje të bukura!
Materialet që ju nevojiten: batanije dhe çarçafë, lloje copash të ndryshme, një asortiment kapelesh, letër alumini, paruke, maska, kostume.
Çfarë mund të bëni së bashku: Për të luajtur lojën "një veshje e bukur'', vendosni të gjitha sendet në mes të një dhome ose në një raft me veshje. Bëni një raund të shpejtë loje për të parë se kush do ketë idenë e veshjes më të bukur, të krijuar me materialet e pranishme. Më pas, gjykoni se cila ide e fëmijëve tregon kostumin më të mirë.
Nëse fëmija dëshiron të bëjë diçka specifike, si për shembull një robot, mund ta nxisni atë që t'i kushtojë më shumë kohë krijimtarisë dhe përgatitjes, për shembull duke mbuluar kuti të ndryshme me letra alumini.
Nëse nuk keni tashmë të krijuar një kostum specifik, sugjeroni një temë që fëmijët mund të bazohen për të bërë veshjen. Për shembull, hapësira kozmike.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet ka të bëjë me rolet! Jepini fëmijëve opsione shumëngjyrëshe për veshje të bukura me pjesë të ndryshme materialesh dhe tekstilesh, si dhe shikoni se çfarë ata do krijojnë. Fëmijët mund të bëjnë edhe një shfaqje për veshjet që kanë dizejnuar, qoftë në përgjithësi apo për personazhe të caktuara. Fëmijët kanë fuqinë të jenë kushdo që duan të jenë!