Imagjinata, kreativiteti dhe loja: fëmijët e moshës parashkollore
Loja e fëmijëve të moshës parashkollore: pse është e rëndësishme për zhvillimin e imagjinatës dhe kreativitetit Loja e nxit kreativitetin dhe imagjinatën te fëmijët e moshës parashkollore, ndërsa vitet e moshës parashkollore mund të jenë një nga periudhat më kreative në jetën e një fëmije. Përderisa imagjinata e tyre rritet, loja u jep mundësi fëmijëve parashkollorë:
Të gjitha këto janë aftësi shumë të rëndësishme për vitet parashkollore dhe më gjerë. Çfarë të prisni ndërsa derisa zhvillohet imagjinata e fëmijës suaj të moshës parashkollore Prej rreth tre vjetësh fëmija juaj mund të kënaqet duke përdorur kukulla dhe fustane, duke ju treguar histori shumë të hollësishme për gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë, ose duke e pasur një mik imagjinar. Fëmija mund të pretendojë se është një person i rritur, mjek apo astronaut. Fëmija juaj i moshës parashkollore ndoshta do të jetë shumë i prirë për çdo shans për të shkarravitur, vizatuar, pikturuar dhe ngjitur gjëra. Rreth katër vjeç, fëmija juaj mund të vizatojë vende, gjëra dhe njerëz me shumë detaje nga imagjinata e tij. Deri në pesë vjet, fëmija juaj mund t’i shprehë mendimet dhe idetë përmes vizatimit. Ai gjithashtu mund të fillojë ta përdorë artin për të treguar histori, për të treguar ndjenja ose për t’i përshkruar gjërat që i ka parë. Mos harroni, fëmijët në këtë moshë nuk mund të tregojnë gjithmonë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë imagjinatë. Kjo mund të nënkuptojë që çdo përbindësh i frikshëm nga tregimet, mund të bëhet realitet për fëmijën tuaj. Nëse fëmija juaj sheh makthe, sigurojeni atë se është i sigurt -përbindëshat janë vetëm të supozuar. Ide loje dhe aktivitete krijuese për fëmijët e moshës parashkollore Lereni fëmijën tuaj të luajë në mënyrën e vet, pa qenë ju gjithmonë të përfshirë. Por mbani mend se fëmija juaj ka ende nevojë për ju, që ta inkurajoni dhe ndihmoni, nëse ka probleme. Këtu janë dhënë disa ide për lojëra, për ta nxitur imagjinatën e fëmijës suaj:
Ju gjithashtu mund të krijoni disa veprimtari të thjeshta me kosto të ulët për fëmijën tuaj. Për shembull:
Koha e kaluar para ekranit dhe loja imagjinare Fëmijët e moshës parashkollore më së shumti mund të kalojnë një orë në ditë para ekranit. Sidoqoftë, mund të ketë mënyra për ta përdorur atë kohë në mënyrë kreative. Për shembull, vizatimi ose pikturimi në një ekran mund ta zhvillojë aftësinë e fëmijës tuaj për ta përdorur formën dhe ngjyrën në mënyra imagjinative. Njashtu fëmija juaj mund të marrë ide të reja për lojëra, për të eksploruar në shtëpi nga diçka që sheh në një shfaqje televizive cilësore ose medium tjetër digjital.
Në përgjithësi, ngjarjet kryesore në zhvillim ndodhin në një mënyrë të ngjashme, por mosha kur ato ndodhin mund të ndryshojë për secilin fëmijë. Nëse jeni të shqetësuar për ndonjë aspekt të zhvillimit të fëmijës tuaj, është një ide e mirë të flisni me mjekun familjar ose me edukatorin/kujdestarin e fëmijës suaj.
|