Inkontinenca fekale

Inkontinenca fekale është kur fëmijët që kanë kaluar moshën e ushtrimeve të tualetit bëjnë rregullisht jashtëqitje në vende të tjera përveç tualetit. Ata/ato nuk mund ta kontrollojnë se kur dhe ku janë gati për jashtëqitje. Mund të jetë shumë shqetësuese për fëmijët dhe prindërit.
Body

Shkaqet e inkontinencës fekale

Inkontinenca fekale është paaftësia për të kontrolluar lëvizjet e zorrëve, duke bërë që jashtëqitja (feçet) të rrjedhë papritur nga rektumi. Inkontinenca fekale varion nga një rrjedhje e rastësishme e jashtëqitjes gjatë nxjerrjes së gazit deri në një humbje të plotë të kontrollit të zorrëve.

Nëse fëmija juaj ka pasur kapsllëk për një kohë të gjatë, jashtëqitja grumbullohet në rektumin e tij/saj, gjë që mund të shkaktojë zgjerimin e rektumit. Fëmija juaj mund të humbasë dëshirën për të shkuar në tualet sepse rektumi i tij/saj ndihet gjithmonë i zgjeruar. Më pas, jashtëqitja e lëngshme mund të vërshojë rreth jashtqitjes së vjetër, të ngecur, pa e ndjerë fëmija fare ose pa menduar ta lëshojë atë.

Problemet emocionale, si stresi nga ushtrimet e parakohshme ose të detyruara në tualet ose lindja e një vëllai ose motre, mund të çojnë gjithashtu në inkontinencë fekale.

Shkaqe të tjera të inkontinencës fekale përfshijnë çrregullime të rralla neurologjike dhe muskulore dhe anomalitë e anusit.

Inkontinenca fekale quhet edhe ndotje ose encopresis.

Inkontinenca fekale është aksidentale dhe jashtë kontrollit të fëmijës suaj. Por mund të jetë e vështirë të jetosh me të, dhe është normale nëse ju duket sfiduese ose e mërzitshme. Nëse ju duket se e keni këtë, bisedoni me mjekun tuaj për të marrë mbështetje.

Simptomat e inkontinencës fekale

Inkontinenca fekale mund të variojë nga "shenjat e rrëshqitjes" deri tek copa më të mëdha të jashtëqitjes në të brendshmet e fëmijës suaj.

Përveç jashtëqitjes në vende të tjera përveç tualetit - zakonisht në të brendshme - fëmija juaj mund të ketë gjithashtu simptoma të kapsllëkut. Këto përfshijnë dhimbjen gjatë jashtëqitjes, që mund të nënkuptojë se ai/ajo përpiqet të shmangë shkuarjen në tualet. Ai/ajo gjithashtu mund të ketë dhimbje barku që vijnë dhe ikin, dhe ai/ajo mund të shkojë për periudha të gjata ndërmjet jashtëqitjeve.

Është e zakonshme që fëmijët me inkontinencë fekale të lagen gjatë ditës ose natës.

Rreth 30-50% e fëmijëve me inkontinencë fekale kanë gjithashtu probleme emocionale ose të sjelljes.

Të gjithë fëmijët arrijnë kontrollin e zorrëve sipas ritmit të tyre. Inkontinenca fekale nuk konsiderohet përgjithësisht një gjendje mjekësore, përveç nëse fëmija juaj është të paktën katër vjeç.

Kur duhet të vizitoni mjekun

Ju duhet të vizitoni mjekun nëse fëmija juaj është katër vjeç ose më i/e vjetër dhe ka inkontinencë të vazhdueshme fekale ose kapsllëk.

Mjeku do të sigurohet që nuk ka dëmtime neurologjike apo muskulore dhe do të sugjerojë një plan për tejkalimin e këtij problemi.

Trajtimi për inkontinencën fekale 

Trajtimi për inkontinencën fekale varet nga shkaku i problemit.

Nëse kapsllëku kronik është shkaku kryesor, mjeku juaj do t'ju ndihmojë të hartoni një plan trajtimi të bazuar në përdorimin e medikamenteve laksative dhe krijimin e zakoneve të mira të zorrëve.

Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të marrë zakone të mira të zorrëve duke e inkurajuar atë të ulet rregullisht në tualet dhe të shtyjë (jap zor) gjatë jashtëqitjes. Është mirë nëse ai/ajo mund ta bëjë këtë për pesë minuta rreth 20-30 minuta pasi të ketë mbaruar së ngrëni mëngjes, drekë dhe darkë.

Nëse fëmija juaj ka probleme të sjelljes që lidhen me inkontinencën fekale, ai/ajo mund të ketë nevojë për këshillim dhe psikoterapi grupore ose individuale.

Pavarësisht se si trajtohet, inkontinenca fekale zakonisht largohet tek shumicën e fëmijëve.