Kafshët sipas alfabetit!

Materialet që ju nevojiten: asnjë

Çfarë mund të bëni së bashku: Për të filluar lojën, lojtari i parë emërton një kafshë që ka zgjedhur. Më pas, lojtari tjetër duhet të thotë një kafshë tjetër që fillon me shkronjën e fundit të kafshës së mëparshme. Për shembull, loja mund të vijojë si më poshtë: gjirafa, ariu, ujku, urithi… 

Nëse një lojtar nuk mund të mendojë për një kafshë brenda një minute (ose afatit kohor të rënë dakord), ai/ajo del jashtë loje! 

Në të kundërt, lojtarët mund të marrin me radhë shkronjat e alfabetit, duke parë se sa kafshë mund të emërtojnë për secilën shkronjë. Për një lojë konkurruese, jepni një pikë kujtdo që mund të emërtojë (ose të shkruajë) më shumë kafshë për secilën shkronjë. Kushdo që ka më shumë pikë deri në fund të alfabetit fiton! 

Pasi të keni shijuar 'kafshët e alfabetit', pse të mos provoni edhe tema të tjera? Duke ndjekur të njëjtat rregulla, ju mund të luani alfabetin e vendeve, qyteteve, ushqimit ose çfarëdo që ju pëlqen! 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo lojë e thjeshtë me fjalë i ndihmon fëmijët të përmirësojnë artikulimin dhe fjalorin e tyre, si dhe të zgjerojnë njohuritë e tyre për mbretërinë e kafshëve. Për më tepër, mund t'ju ofrojë orë argëtimi në udhëtime të gjata!