Kaloje përmes...

Materiale që ju nevojiten: kullojse plastike me dorezë, fije lidhëse.

Çfarë mund të bëni së bashku: Ky aktivitet është super i lehtë për t'u bërë - thjesht vendosni një kullojse plastike dhe një tufë me fije lidhëse në një tavolinë ose në dysheme. Pastaj, demonstrojani fëmijës se si t'i vendosë fijet nëpër vrimat e kullojses. Hapi tjetër... lërini fëmijët që ta provojnë vetë!* 

Inkurajoji fëmijët të provojnë gjëra të ndryshme. Por, sa vrima mund të tejkalojnë me fijet e tyre? A mund të krijojnë forma interesante dhe modele shumëngjyrëshe? Apo edhe një skulpturë të çuditshme? 

(*Ju lutem të jeni të vetëdijshëm se shumica e fijeve lidhëse përmbajnë një tel metali. Këshillohet që kjo lojë të realizohet nën mbikëqyrjen e të rriturve.)

Për fëmijët pak më të mëdhenj, shikoni nëse ata mund t'i përthyejnë dhe t'i lidhin fijet në mënyrë që të krijojnë  një lule ose ndonjë kafshë. 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet ndijor është një mënyrë fantastike për fëmijët e vegjël për të zhvilluar aftësitë e tyre njohëse dhe ato motorike. Për më tepër, u jep mundësi fëmijëve që të bëhen krijues, ndërsa vënë në provë edhe koordinimin sy-dorë!