Kanali i bllokuar i lotit

Nëse foshnja juaj ka një kanal të bllokuar të lotit, syri i tij do të mbledh lëng vazhdimisht dhe ai/ajo mund të ketë siklet nga syri kur të zgjohet. Zakonisht kanali i bllokuar i lotit mund të rregullohet. Mirëpo vizitoni mjekun tuaj nëse fëmija juaj ka simptoma të skuqjes, ënjtjes ose shkarkimit të gjelbër rreth syrit të tij/saj. Nëse kanali i bllokuar i lotit nuk hapet deri kur foshnja juaj t’i mbush një vjeç, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj.
Body

Rreth kanalit të bllokuar të lotit

Lotët rrjedhin nga syri në hundë përmes tubave të ngushtë të quajtur kanalet e lotit.

Një kanal i bllokuar i lotit zakonisht ngjan kur membrana brenda fundit të poshtmë të kanalit të lotit, pranë hundës e ngadalëson hapjen pas lindjes së foshnjës. Kjo krijon një bllokim. Edhe pse bllokimi zakonisht është i pranishëm që nga lindja, mund të mos jetë e qartë derisa foshnja juaj të jetë rreth një muajsh.

Kanalet e bllokuara të lotëve janë të zakonshme. Rreth 1 në 20 foshnje lindin me një bllokim në një ose të dy kanalet e tyre të lotit.

Simptomat e një kanali të bllokuar të lotit

Nëse fëmija juaj ka një kanal të bllokuar të lotit, syri i tij/saj do të ketë lotim të shpeshtë. Kur zgjohet, ai/ajo gjithashtu mund të ketë një shkarkim jeshil nga syri i tij. Ju mund t’i keni dëgjuar këto simptomë të quajtura si “sytë e lëngshëm” dhe “sytë ngjitës”.

Përveç akumulimit të lotit dhe shkarkimit jeshil nga syri, syri i foshnjës suaj është krejtësisht normal.

Rrallëherë infektohen indet rreth kanalit të lotit. Nëse kjo ndodh, ju mund të shihni skuqje që përhapet rreth qepallës së foshnjës suaj ose shkarkim të gjelbër nga syri.

A duhet fëmija juaj të vizitohet nga mjeku për një kanal të bllokuar lotsjellës?

Ju duhet ta dërgoni fëmijën tuaj te mjeku familjar ose te infermierja nëse:

  • syri ose sytë e foshnjës suaj duken të skuqur.
  • fëmija juaj ka një gungë të fortë në anën e brendshme të qepallës, qepallave të veta ose i ka të skuqura dhe të ënjtura.
  • vëreni simptoma të tjera si ndjeshmëria ndaj dritës ose foshnja juaj i fërkon sytë.
  • ka një shkarkim të gjelbër nga syri i foshnjës suaj.
  • kanali i lotit është ende i bllokuar pasi fëmija juaj i ka mbushur një vjeç.

Trajtimi për një kanal të bllokuar lotsjellës

Një kanal i bllokuar i lotit zakonisht përirësohet vetvetiu, kur fillon të hapet nga membrana e brendshme e kanalit të lotit. Kjo zakonisht ndodh deri në kohën kur fëmija juaj mbush një vjeç.

Mjeku juaj mund t’ju tregojë se si t’i bëni masazh brendësisë së syrit të foshnjës suaj, për të ndihmuar në lirimin e shkarkimit jeshil, ngjitës nga kanali i lotit.

Nëse foshnja juaj ka infeksion, mjeku juaj mund të përshkruajë një terapi të pikave të syve që përmbajnë antibiotikë.

Nëse kanali i lotit është ende i bllokuar pasi fëmija juaj t’i mbush një vjeç, mjeku juaj mund t'ju udhëzojë te specialisti. Specialisti mund të rekomandojë një procedurë me anestezi duke përdorur një sondë të hollë për ta hapur kanalin.