Kërkesat e mërzitshme: çfarë të bëjmë në lidhje me to

Pikat kryesore: Zvogëloni kërkesat e mërzitshme, duke u siguruar që fëmija juaj e di se çfarë sjelljeje prisni dhe duke e lavdëruar atë kur sillet mirë. Nëse fëmija juaj bën kërkesa të tilla gjatë kohës që bëni pazar, përpiquni të rrini të qetë. Mos ndrysho mendje nëse ke thënë jo. Përpiqu t’i minimizosh reklamat që sheh fëmija.
Body

Pse fëmijët kanë kërkesa të mërzitshme?

Për fëmijën tuaj, bota është plot me gjëra interesante. Në qendrat tregtare, shpesh ato janë në nivelin e syve të fëmijës suaj. Fëmijët gjithashtu ndikohen lehtë nga marketingu i zgjuar i produkteve të fëmijëve – për shembull, lodrat dhe ushqimi jo i shëndetshëm. Në fakt, mund të jetë e vështirë për fëmijët të kuptojnë se disa gjëra të bukura, të shndritshme apo të shijshme nuk janë të mira për ta ose janë një humbje parash.

E gjithë kjo mund të çojë në kërkesa të mërzitshme – “A mund ta marr një lëpirëse?”, “Unë e dua një lodër!”, “Të lutem, të lutem, të lutem!”

Kërkesat e mërzitshme mund t’u lodhin. Madje mund t’u vënë edhe në situata të sikletshme, për shembull: “Pse nuk mund ta blejmë atë lodër?” Mund të jetë e vështirë të thuash jo kur e di se dhënia do t’i sjellë fëmijës kënaqësi të çastit – ose do të të sjellë lehtësim të menjëhershëm nga kërkesat e përsëritura, rënkimet ose nervozizmi.

Por nëse dorëzohesh, fëmija yt e mëson se kërkesat e mërzitshme kanë efekt. Dhe kjo do të thotë se ai do të vazhdojë t’u qepet pas më kërkesa të tilla.

Të kërkosh gjëra nuk është gjithmonë e mërzitshme. Gjithashtu, mënyra se si u përgjigjesh kërkesave të fëmijëve u jep mësime të rëndësishme se si të ndikojnë, negociojnë dhe komunikojnë. Mësohuni më shumë në shkrimin tonë se si të përgjigjeni kur fëmijët kërkojnë gjëra.

Pakësimi i kërkesave të mërzitshme

Ju mund të ndërmerrni hapa që në radhë të parë, ta zvogëloni shfaqjen e kërkesave të mërzitshme:

  • Vendosni disa rregulla bazë para se të bëni pazar. Bisedoni me fëmijën se çfarë sjelljeje pret dhe si do t’i përgjigjesh çdo kërkese të mërzitshme.
  • Lavdëroje fëmijën për sjelljen e mirë gjatë blerjes. Kushtoni shumë vëmendje pozitive që ai/ajo ta dijë që e keni vënë re që ai/ajo nuk po bën kërkesa të mërzitshme. Për shembull, “jam vërtet krenare se si më ndihmove të bëja pazar dhe nuk kërkove gjëra që nuk mund t’i merrnim”.
  • Ofroni shpërblime të shëndetshme për sjelljen e mirë gjatë blerjes. Për shembull, “Nëse mund ta kalosh këtë udhëtim pazari pa kërkuar gjëra, do të ndalemi te parku gjatë rrugës për në shtëpi”.
  • Keni kujdes nga reklamat në shtëpinë tuaj – për shembull, nëpërmjet televizorit, radios, internetit, postës së padëshiruar, aplikacioneve dhe mediave sociale. Sa më shumë që sheh reklama fëmija juaj, aq më shumë do t’i dojë ato produkte.
  • Fol me fëmijën për reklamat dhe blerjet e mençura. Për shembull, mund të flasësh se si lodrat falas mund të të bëjnë të blesh disa produkte të ushqimeve të shpejta (fast-food).
  • Merr vendime si familje për atë që do ta blesh. Mund t’ua përkujtosh fëmijëve këto vendime kur bëni pazar. Për shembull, “A të kujtohet që vendosëm të mos blinim pije të gazuar për ca kohë? Në këtë mënyrë ne të gjithë jemi duke u kujdesur më mirë për dhëmbët tanë”.

Një mënyrë e mirë për ta reduktuar reklamimin në internet ose në aplikacione është duke zgjedhur lojërat, aplikacionet dhe filmat e fëmijëve pa reklama. Ndonjëherë mund t’ju duhet të paguani pak më shumë për versionin pa reklama të një aplikacioni por ajo mund t’ia vlejë.

Trajtimi i kërkesave të mërzitshme

Nëse fëmija bën kërkesa të mërzitshme ose përpiqet t’u detyrojë të blini gjëra, duke rënkuar, kërkuar ose kërcënuar, atëherë mund ta provoni këtë:

  • Përkujtojani fëmijës rregullat bazë, që i keni diskutuar.
  • Bëjani të ditur fëmijës se nuk do ta shqyrtosh kërkesën derisa ta përdorë sjelljen e duhur. Për shembull, mund të thuash: “Dani, përdore zërin tënd të bukur” ose “Mendo se si po e bën këtë pyetje”.
  • Mos thuaj po ose jo derisa të jesh i kënaqur me mënyrën se si të kanë pyetur.
  • Sigurohuni që fëmija juaj ta sheh se e keni dëgjuar dhe kuptuar. Në këtë mënyrë, ka më shumë të ngjarë që fëmija ta pranojë përgjigjen tënde. Për shembull, mund të thuash: “Po, duken të shijshme”.
  • Kur të thuash jo, përmbaju asaj fjalë. Dorëzimi ndaj kërkesave të mërzitshme mund t’i mësojë fëmijët të bëjnë më shumë. Nëse thua jo dhe pastaj dorëzohesh, fëmija e merr mesazhin se rënkimi dhe qarja mund të funksionojë.
  • Pranoje zhgënjimin e fëmijës nëse ke thënë jo. Për shembull, “E shoh që i doje me të vërtetë ato biskota. Por ne tashmë kemi ngrënë mjaft për sot”. Bisedat e këtilla dërgojnë një mesazh empatie dhe mund të të ndihmojnë ty dhe fëmijën të vazhdoni më tej.
  • Pasi t’i thuash jo, përpiqu ta shpërqendrosh fëmijën me diçka tjetër. Për shembull, “Na duhen portokaj. A mund të më ndihmosh t’i gjej?”

Rri i qetë kur fëmijët bëjnë kërkesa të mërzitshme

Kërkesat e mërzitshme mund të jetë frustruese dhe bezdisëse. Nëse mendon se kërkesat e tilla po të bëhet më sfiduese, ky ushtrim mund të të ndihmojë:

  1. Ndalo.
  2. Numëro deri në 10.
  3. Pastaj përgjigju fëmijës.

Ato 10 sekonda shtesë janë shpesh të mjaftueshme për të të qetësuar.

Kërkesat e mërzitshme mund të jetë veçanërisht stresuese kur shpijnë në një acarim në një vend publik. Mos u tundo të dorëzohesh, sepse ka të huaj që shikojnë. Qëndro i qetë dhe harroje auditorin tënd. Ka të ngjarë që shumica të jenë duke shikuar me empati, dhe se ndoshta edhe ata e kanë kaluar atë fazë!