Këshilltarët gjenetikë

Këshilltarët gjenetikë ju ndihmojnë të mësoni dhe menaxhoni gjendjet gjenetike. Ju mund të vizitoni një këshilltar gjenetik nëse ndonjë gjendje gjenetike shfaqet në familjen tuaj. Nëse keni ndonjë gjendje gjenetike në familje, këshillimi gjenetik mund të ndihmojë për të kuptuar se si gjendja mund të ndikojë në jetën tuaj dhe si mund të jeni në gjendje të parandaloni që anëtarët e tjerë të familjes të kenë këtë gjendje.
Body

Rreth këshilltarëve gjenetikë

Këshilltarët gjenetikë janë profesionistë të shëndetit të kualifikuar në gjenetikë dhe këshillim gjenetik. Ata punojnë si pjesë e ekipeve, shpesh me gjenetistët klinikë.

Nëse keni ndonjë gjendje gjenetike në familje, këshilltarët gjenetikë mund t'ju ndihmojnë të mësoni për:

  • se si gjendja mund të ndryshojë me kalimin e kohës
  • si mund të ndikojë gjendja në jetën tënde
  • sa e mundshme është që anëtarët e tjerë të familjes do ta kenë këtë gjendje
  • si mund ta parandalosh që pjesëtarët e tjerë të familjes të marrin këtë gjendje
  • se si mund të lidhesh me familje të tjera me gjendje të ngjashme gjenetike.

Këshilltarët gjenetikë mund t'ju japin informacione, t'ju ndihmojnë të merrni vendime të informuara ose t'ju sugjerojnë ndryshime në mënyrën e jetesës për t'ju ndihmuar të menaxhoni gjendjen.

Këshilluesit gjenetikë trajnohen që të respektojnë dhe të mendojnë për rrethanat, bindjet dhe vlerat tuaja familjare. Ata mund të të ndihmojnë të kuptoni informacionet e ndërlikuara dhe të përballoni pasigurinë ose ankthin për të ardhmen. Ata gjithashtu mund t'ju ndihmojnë të adaptoheni me të paturit vetë një gjendje gjenetike ose me një gjendje gjenetike në familjen tuaj.

Pse ju mund ta vizitoni një këshilltar gjenetik?

Puna më e rëndësishme e një këshilltari gjenetik është të sigurohet që të keni të gjithë informacionin që ju nevojitet për gjendjet e mundshme gjenetike në familjen tuaj. Gjithashtu këshilltari mund të aranzhojë teste gjenetike.

Mund ta vizitoni një këshilltar gjenetik nëse:

  • duket që keni ndonjë gjendje në familje, dhe ekziston shqetësimi se ju ose fëmijët tuaj mund ta merrni atë
  • ndonjë fëmijë në familje ka ndonjë problem që ndikon në rritje, zhvillim ose shëndet, dhe ka shqetësime që problemi ka një shkaktar gjenetik
  • ju dhe partneri/ja juaj jeni të afërm dhe po mendoni të keni fëmijë 
  • jeni shtatzënë dhe testet kanë gjetur një shans të shtuar të një gjendjeje gjenetike në fëmijën tuaj ose ultrazëri ka gjetur gjendje jo normale në foshnjen tuaj.

Mjeku gjithmonë është një pikënisje e mirë nëse jeni të shqetësuar për shëndetin tuaj. Mjeku mund t'ju ndihmojë të vendosni për të vizituar këshilltarin gjenetik, dhe t'ju ndihmojë të gjeni dikë që është i duhuri për ju. 

Para se të vizitoni një këshilltar gjenetik

Para se të vizitoni një këshilltar gjenetik, është ide e mirë t'i dini gjërat në vijim:

  • Pse po shkoni: bisedoni me mjekun tuaj se përse duhet të vizitoni një këshilltar gjenetik.
  • A ka ndonjë gjë që mund të bësh ndërkohë që je duke pritur për takimin/terminin?
  • Kosto: sa do të kushtojë takimi me këshilltarin gjenetik? 
  • Vendi: dini se ku duhet të shkoni për të takuar këshilltarin gjenetik.