Koreografia!
Materialet që ju nevojiten: mjet muzikor ose radio.
Çfarë mund të bëni së bashku: Në një ambient të hapur, vendosni një muzikë që ju keni përzgjedhur dhe inkurajoni fëmijën/fëmijët të dëgjojnë dhe të ndjejnë ritmin dhe muzikën. Nxitini të rrotullohen, të dridhen, të lëvizin krahët dhe këmbët, të hidhen dhe të ndjejnë ritmin e muzikës. Pasi të kenë gjetur stilin e tyre, kërkoni nga ata të improvizojnë një kërcim me disa sekuenca ku do bëjnë lëvizjet e tyre të preferuara!
Krijoni një listë me këngë që kanë stile të ndryshme dhe argëtohuni duke eksperimentuar me ide të ndryshme kërcimi!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Inkurajimi i fëmijëve për të qenë 'koreografë' u jep shumë hapësirë për të provuar lëvizje të reja, për të njohur trupin dhe për të përjetuar aftësitë e tyre krijuese. Kërcimi është një mënyrë argëtuese për të bërë ushtrime dhe për të përmirësuar koordinimin, ekuilibrin dhe forcën, duke rritur besimin, pozitivitetin ndaj trupit dhe mirëqënien. Dhe natyra është një teatër frymëzues, plot hapësira të rehatshme për kërcime dhe rrotullime të guximshme!