Krijojmë një lodër!

Materialet që ju nevojiten: stilolaps, letër, vizore. 

Çfarë mund të bëni së bashku: Së pari, nxite fëmijën të mendojë se me çfarë lodrash luajnë më shumë. Çfarë e bën një lojë të mirë? Diçka që lëviz, bën zhurmë, është e madhe, apo diçka që duhet të montohet? Ata duhet të vizatojnë një ëndërr të tyre në mes të një cope letre. 

Përshkruani sesi lodra funksionon duke u bazuar në fakte kyçe, a funksionon me eletricitet apo është mekanike? A ka butona apo leva që duhen shtypur, tërhequr apo ndezur? Shkruaj një përshkrim të shkurtër të asaj që bën një lodër dhe shto shënime për të shpjeguar se si funksionon dhe të gjitha veçoritë e bukura që ka. Më pas ngjyroseni!

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet është perfekt për fëmijë që duan të projektojnë lodrën e tyre të ëndrrave. Duke i prezantuar ata me konceptin e dizajnit, fëmijët mund të zgjedhin të përqëndrohen në dizajnin vizual të lodrës së tyre, ose mund të mendojnë më tej se çfarë faktorësh teknikë dhe mekanikë do të përfshinin.