Krijojmë një strofkë të rehatshme!

Materialet që ju nevojiten: çarçafë dhe batanije të vjetra, kapëse rrobash dhe jastëkë. 

Çfarë mund të bëni së bashku: Ndihmojini fëmijët të zgjedhin se ku do ta ndërtojnë 'strofullën e tyre'. Nëse jeni duke bërë një strofull në kopësht, lidhini çarçafët në degët e pemëve për të krijuar një tendë të improvizuar dhe vendosni batanije dhe jastëkë në tokë në mënyrë që të jetë më e rehatshme. Ju gjithashtu mund të ofroni disa mjete që fëmijët të përdorin për të bërë aktivitete brenda strofkës së tyre - disa stilolapsa dhe letra, një grumbull librash, lojëra tavoline etj. 

Nëse jeni duke krijuar 'një strofkë' brenda në shtëpi, dy ose tre karrige mund të ofrojnë strukturën e përsosur, ose një tavolinë e madhe e mbuluar me një çarçaf. Fëmijëve do t'ju pëlqejë të jenë pjesë e procesit të ndërtimit, kështu që pse të mos i kërkoni atyre t'ju ndihmojnë? Çfarë idesh kanë? 

Nxitini ata të flasin për atë që mund të jetë strofulla e tyre. Një fortesë? Një anije kozmike? Një shpellë nëntokësore? Lëreni strofkën e tyre t'i transportojë përmes imagjinatës në botën e tyre të lojës! 

Pasi fëmijët të kenë vendosur se si duan që strofulla e tyre të jetë, nxitini të vishen dhe të luajnë me pretendime. Ata do të argëtohen me orë të tëra! 

Çfarë po mëson fëmija juaj:  Ndërtimi i 'strofullës së tyre' është një aktivitet argëtues, emocionues për fëmijët, duke nxitur imagjinatën e tyre dhe duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e punës në grup dhe zgjidhjes së problemeve. Gjithashtu, ata do ta pëlqejnë 'vendin e tyre të ri sekret' ku mund të fshihen dhe të luajnë!