Kur një fëmijë refuzon të ushqehet me gji
Foshnja mund të refuzojë vetëm një ose të dy gjinjtë gjatë një ushqyerjeje me gji. Gjithashtu, ajo mund të duket e uritur, por kur i ofrohet gjiri, ajo nuk arrin ta kapë atë dhe të fillojë thithjen e tij. Ose, foshnja e kap gjirin dhe fillon të thithë por, pas një kohe të shkurtër lëshon gjirin dhe fillon të qajë, sepse ajo nuk mund ta mbajë atë në gojën e saj.
Shkaqet e refuzimit të gjirit ose vështirësia në kapje
- Bebja ka një problem me kapjen e gjirit
- Pozicioni i ushqyerjes me gji nuk është i saktë
- Bebja preferon njërin gji
- Gjiri është i fortë ose i fryrë, i ënjtur
- Gjiri lëshon qumështin gjatë ushqyerjes me gji më ngadalë ose më shpejt se zakonisht
- Fëmija thjesht nuk është i uritur
- Foshnja është mësuar me shishen me biberon ose me biberonin fallco
- Foshnja është e lodhur ose e shqetësuar nga stimulimi i tepërt i mjedisit, gjë që është normale për foshnjat më të rritura
- Foshnja ka një të ftohur.
- Foshnja ka dhimbje ose nuk ndihet rehat
- Qumështi juaj ka një shije ndryshe, gjë që ndodh nëse jeni duke marrë një ilaç, për shkak të ndryshimeve hormonale gjatë ciklit tuaj, ose nëse keni ngrënë diçka të pazakontë.
- Ke ndryshuar parfumin ose deodorantin.
Çfarë mund të na ndihmojë:
- Kontrolloni pozicionin e foshnjës dhe si ajo i kap të dy gjinjtë
- Mbajeni foshnjën të qetë, afër gjirit
- Prekni buzët e foshnjës me thithkë, derisa ajo të hapë gojën e saj sa më shumë, para se ta kapë gjirin
- Mos e detyroni foshnjën të kapë gjoksin.
- Nëse foshnja fillon të qajë ose të grindet, ndalo ushqyerjen me gji dhe provo përsëri pas 15 minutash, pasi foshnja të qetësohet
- Mos e detyroni foshnjën të kapë gjirin kur qan - ushqyerja me gji duhet të shoqërohet me një ndjenjë të të ndjerit mirë
- Kujdesuni që gjinjtë tuaj të mos tendosen e fryhen për shkak të ushqyerjes së kufizuar me gji
- Shtrydheni qumështin nga gjinjtë për të mbajtur laktacionin në të dy gjinjtë
- Nëse është e nevojshme, shtrydhni pak qumësht para se të filloni ushqyerjen me gji, që qumështi të mos rrjedhë shumë shpejt në gojën e foshnjës
- Nëse foshnja refuzon të dy gjinjtë, ushqejeni atë me qumësht të shtrydhur me një lugë çaji, filxhan ose shiringë
- Ushqeni foshnjën me qumështin tuaj, derisa ajo të lidhë ushqyerjen me gji me një ndjenjë kënaqësie
- Shmangni përdorimin e shisheve me biberon, biberonave fallco, ushqejeni fëmijën me një gotë nëse është e nevojshme
- Ushqyerja me gji duhet të bëhet në një atmosferë intime, pa stimulim shtesë
- Ushqyerja me gji duhet paraprirë nga përkëdhelja e foshnjës
- Mos përdorni kremra ose deodorantë të parfumuar
Nëse nuk mund ta zgjidhësh vetë problemin e refuzimit të gjirit, konsultohu me një infermiere që të viziton në shtëpi ose kërko ndihmë në konsultoren e fëmijës në qendrën tënde shëndetësore. Nëse mendoni se foshnja juaj nuk është mirë, është e dobët ose e sëmurë, çojeni atë tek pediatri juaj.
Nëse keni pyetje, dilema apo dyshime rreth ushqyerjes me gji, kontaktoni mjeken apo infermieren e konsultorit të fëmijës, ato do t'ju ofrojnë ndihmë dhe këshilla profesionale dhe do t'ju ndihmojnë të qetësoheni.