Kush jam unë?
Materialet që ju nevojiten: Një fotografi e fëmijës tuaj (mund të jetë edhe në telefonin tuaj, nëse nuk keni një të shtypur).
Çka mund të bëjmë së bashku: Shikojeni foton së bashku. Mund të thoni “Oh, ky/kjo është ___!” (emrin e fëmijës tuaj). “Kush është? Po ky/kjo është __!” (Fëmija juaj mund të thotë emrin e tij apo saj, apo mund të thoni së bashku.) “Këtu je tre vjeçar! Je një vajzë/djalë!” Mund të flisni për emrin, moshën dhe gjininë e fëmijës tuaj në të njëjtën bisedë apo të filloni vetëm me emrin dhe moshën – çfarëdo që përshtatet me atë që fëmija juaj di dhe për të cilën është i interesuar. Shikojeni foton, mbase edhe foto të fëmijëve tuaj të tjerë, në kohë të ndryshme, duke e inkurajuar atë të thotë emrin dhe moshën si “unë jam një vajzë” apo “unë jam një djalë”. Fëmijës tuaj mund t`i pëlqej të ndaj këtë me anëtarët e tjerë të familjes. Edhe pa fotot, mund të pyesni fëmijën tuaj “Si e ke emrin?” “Ashtu, ti je një ___!”).
Çfarë mëson fëmija juaj: Të diturit e emrit, moshës dhe gjinisë është pjesë e zhvillimit të identitetit të fëmijës tuaj apo të kuptuarit e vetvetes së tij apo saj.