Lëvizjet muzikore

Materialet që ju nevojiten: Muzikë me ritme të ndryshme; mistri ndërtimi/lugë ose shkopinj prej druri. 

Çfarë mund të bëni së bashku: Për të filluar këtë aktivitet, duhet të gjeni muzikën që do të përdorni me fëmijën tuaj; ju mund të përdorni muzikë me ritme të ndryshme dhe t'i bëni ato të thjeshta për t'u ndjekur.

Mbajeni në krahë fëmijën tuaj dhe vallëzoni në ritmin e muzikës. Ju mund të lëvizni nëpër shtëpi në mënyrë që ai ose ajo të familjarizohet me lëvizjet. Pastaj mund të uleni së bashku në dysheme, në një sipërfaqe të rehatshme dhe të ndiqni ritmin e muzikës, kësaj here duke goditur dyshemenë me shkopinj druri ose me duar. Ftojeni atë që të imitojë lëvizjet që ju bëni.

Në këtë aktivitet, fëmija juaj nuk do të ndjekë ritmin, por do të jetë një mundësi që ai ta mësojë më vonë këtë gjë.

Nëse nuk mund të vendosni muzikë, mund të këndoni një këngë dhe të kërceni, ose të bëni lëvizje në dysheme me ritmin e duhur.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Me këtë aktivitet, ju po ndihmoni fëmijën tuaj që të zhvillojë ndjenjën e tij/saj të ritmit dhe të krijojë një marrëdhënie me lëvizjet apo edhe të ulet me një mbështetje.