Pse është e rëndësishme të lexoni me foshnjën tuaj
Ndarja e tregimeve, të folurit dhe të kënduarit çdo ditë e ndihmon në shumë mënyra zhvillimin e fëmijës suaj.
Ju e njoftoni fëmijën tuaj me tingujt, fjalët, gjuhën, shtypin dhe përfundimisht, vlerën dhe kënaqësinë nga librat. E gjithë kjo i ndërton aftësitë e hershme të shkrim-leximit të fëmijës suaj dhe e ndihmon atë të vazhdojë të lexojë me sukses më vonë në fëmijëri.
Leximi i tregimeve gjithashtu e stimulon imagjinatën e fëmijës suaj dhe e ndihmon atë të mësojë rreth botës përreth saj.
Dhe leximi së bashku krijon një kohë të çmuar për t’u lidhur me fëmijën tuaj.
Ju mund të filloni t'i lexoni fëmijës tuaj sa më herët që të dëshironi - sa më herët aq më mirë. Artikujt tanë mbi leximin dhe tregimin me fëmijë dhe zhvillimin e shkrim-leximit kanë më shumë informacione, që të mund të filloni ju dhe fëmija juaj.
Ndarja e librave me foshnjën tuaj
Në këtë moshë dhe fazë, leximi me fëmijën tuaj ka të bëjë me argëtimin me librat, kalimin e kohës së veçantë së bashku dhe modelimin e dashurisë për librat.
Këtu janë dhënë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë ju dhe vogëlushit tuaj, të shfrytëzoni sa më shumë gjatë leximit të librit:
- Ndihmoni fëmijën tuaj ta zgjedhë një libër, pastaj kërkoni që ai ta mbajë librin dhe t’i kthejë faqet.
- Bëjeni fëmijën tuaj t’i plotësojë fjalët, brenda një tregimi që ajo e njeh. Provoni gjithashtu të ndaloni dhe ta lini atë t’i përfundojë fjalitë në vendin tuaj.
- Kërkojini vogëlushit tuaj ta emërtojë atë që sheh në fotografi.
- Flisni me foshnjën tuaj për tingujt që bëjnë kafshët.
- Këndoni së bashku vjersha të çerdhes dhe këngë argëtuese.
Këto këshilla të përgjithshme janë të dobishme për leximin dhe tregimin e historive me shumicën e fëmijëve të vegjël:
- Bëni një rutinë dhe përpiquni të ndani të paktën një libër çdo ditë. Rutina mund të përfshijë një hapësirë të veçantë leximi - për shembull, një karrige që është mjaft e madhe dhe e rehatshme për ju dhe fëmijën tuaj, me një kuti me libra ose rafte librash aty pranë.
- Bëjeni leximin dhe tregimin e përrallave të qetë dhe argëtues në mënyrë që fëmija juaj ta presë me padurim. Do të ketë ditë kur ajo nuk dëshiron të kalojë një kohë të gjatë me lexim, dhe kjo është në rregull. Thjesht do të udhëhiqet nga interesi i saj.
- Fikni pajisjet tuaja dhe gjeni një hapësirë të qetë për të lexuar në mënyrë që fëmija juaj të përqendrohet dhe ta dëgjojë zërin tuaj.
- Derisa lexoni mbajeni fëmijën tuaj afër ose në gjunjë, në mënyrë që ai ta shohë fytyrën tuaj dhe librin.
- Përfshijeni fëmijën tuaj në lexim duke e inkurajuar të flisni për figurat dhe duke përsëritur fjalë ose fragmente të njohura. Provoni zhurmat dhe tingujt qesharak - luani dhe argëtohuni!
- Nëse dëshiron fëmija, lëreni atë të t’i zgjedhë librat. Ajo mund të ketë autorë dhe ilustrues të preferuar. Bëhuni gati për t’i lexuar pa pushim librat e preferuar të fëmijës tuaj!
Çfarë të lexoni me foshnjën tuaj
Ka kaq shumë libra për të zgjedhur nga sa mund të jetë e vështirë të dish se ku të fillosh.
Në përgjithësi, fëmijët e vegjël shpesh kënaqen me libra që kanë rimë të mirë, ritëm dhe përsëritje - këto cilësi mund t’i ndihmojnë fëmijët të mësojnë. Librat që e kanë gjatësinë e duhur për fëmijën tuaj, do ta mbajnë atë të angazhuar.
Fëmijët veçanërisht mund të kënaqen:
- libra me kafshë dhe zhurma të kafshëve
- libra në lidhje me një temë të preferuar, si makina, kamionë, zana, kafshë shtëpiake, yje dhe planetë, muzikë, kështjella, oqean, princesha ose trena. Ju e dini se çfarë mund të pëlqejë fëmija juaj.
- libra për kohën e lojës, që ndërlidhen me përvojat e tyre
- libra pop-up-në këtë moshë, fëmijët mund të argëtohen me libra me pjesë të lëvizshme.
Nëse është e hapur biblioteka juaj lokale, vizitoni me fëmijën tuaj dhe huazoni libra për t'i shijuar në shtëpi.
|