Lodra ime e preferuar

Materiale që ju nevojiten: Lodra e preferuar e fëmijës suaj.

Çfarë mund të bëni së bashku: Para se të filloni aktivitetin, duhet të përgatisni me kujdes hapësirën ku do të luani me fëmijën tuaj. Mund ta ulni para jush në shtrat, në tepihë, në një karrige ose në një batanije të butë.

Filloni të luani së bashku me lodrën e tij/saj të preferuar, tregojani atij/asaj, lejoni që të manipulojë me të, dhe pastaj vendoseni brenda një grupi lodrash të tjera. Motivojeni atë që të gjejë lodrën e tij/saj të preferuar duke e pyetur për shembull: ku është karroca ose kukulla?

Nëse vëreni se ai/ajo po tregon interes për një tjetër lodër, vazhdoni aktivitetin me atë lodër duke respektuar preferencën që tregon fëmija.

Mund të përdorni edhe një kuti ku do vendosni lodrat në mënyrë që ai/ajo të ketë mundësi të shikojë lodrën e tij/saj të preferuar.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Me këtë aktivitet, ju po e ndihmoni fëmijën tuaj që të identifikojë objektet e tij/saj të preferuara dhe të zhvillojë ndjenjën e përkatësisë ndaj lodrave të tij/saj.