Lodrat dhe Lojërat – Perspektiva Gjinore

Tradicionalisht, vajzat inkurajohen të luajnë me kukulla ndërsa djemtë inkurajohen të luajnë në mjedisin jashtë. Sidoqoftë, praktikat e prindërve fillojnë shoqërizimin gjinor të fëmijëve dhe mund të përforcojnë stereotipet gjinore të roleve që tradicionalisht pritet të luajnë burrat dhe gratë në shoqëri.
Body

Tradicionalisht, vajzat inkurajohen të luajnë me kukulla ndërsa djemtë inkurajohen të luajnë jashtë. Ndërsa kjo i mëson vajzat të kenë përgjegjësi që në moshë të re, ajo i pengon vajzat të zhvillojnë aftësi njohëse, fizike dhe sociale. Djemve u jepen lodra të tilla si armë për të luajtur dhe kujdestarët/dadot me djemtë shpesh marrin pjesë në aktivitete fizike më agresive. Ndërsa këto nxisin agresivitetin tek djemtë, aktiviteti fizik është thelbësor për zhvillimin e të gjithë fëmijëve. Duhet të theksohet se industria e lojërave dixhitale është një sektor me rritje të shpejtë i cili është thellësisht i njëanshëm gjinor dhe i seksualizuar në përmbajtjen e tij. Kjo ka kapacitetin për të thelluar paragjykimet gjinore tek adoleshentët. Për më tepër, në shumë kontekste, vajzat e moshës pesë vjeç e lart dekurajohen të luajnë dhe inkurajohen të përqëndrohen në përgjegjësitë shtëpiake, prandaj kushtëzohen në mundësitë për mësim, rritje dhe zhvillim shoqëror.

Këshilla për prindërit:

  • Sigurohuni që fëmijëve të të gjitha gjinive t'u jepet kohë e barabartë dhe e përshtatshme për të luajtur dhe marrë pjesë në punët e shtëpisë.
  • Sigurohuni që fëmijët e të gjitha gjinive të inkurajohen të luajnë me lodra dhe lojëra neutrale ndaj gjinisë që zhvillojnë tërësinë e aftësive shoqërore dhe njohëse, shkrim-leximin, llogaritjen, aftësitë hapësinore etj.
  • Inkurajoni fëmijët të luajnë me lodra dhe lojëra të lidhura tradicionalisht me gjininë e kundërt, për shembull të luajnë me kukulla, si dhe lojëra fizikisht aktive.
  • Shmangni lodrat dhe lojërat që inkurajojnë qëllimisht stereotipet, për shembull, paketimin rozë, njëbrirësh, ylber për vajzat, etj. Dhe sigurohuni që lodrat dhe lojërat që u jepen fëmijëve të jenë gjithëpërfshirëse dhe të larmishme në përfaqësimin e tyre.
  • Parandaloni fëmijët që të luajnë me armë dhe lodra të dhunshme, përfshirë këtu edhe lojërat dixhitale të seksualizuara; zëvendësoni lojërat e dhunshme dhe agresive me aktivitete fizike konstruktive.
  • Inkurajoni fëmijët të përkthejnë zemërimin dhe zhgënjimin në zgjidhjen e problemeve, krijimtarinë dhe komunikimin në vend të përdorimit të agresivitetit.