Loja e Kimit!
Materialet që ju nevojiten: një tabaka, 20 objekte të vogla.
Çfarë mund të bëni së bashku: Gjeni 20 sende (objekte) të vogla për t'i vendosur në një tabaka. Ato mund të jenë çdo gjë që ju pëlqen, për shembull, pirunj, çelës, laps, gur, monedha, etj. Vendosi ato në një distancë të barabartë nga njëri-tjetri në tabaka dhe tregoja lojtarit tjetër.
Lojtari tjetër ka dy minuta kohë për t'i prekur dhe për të parë sendet në tabaka dhe më pas ai/ajo duhet t'i mbajë mend ato.
Lojtari që i vendosi në fillim objektet në tabaka, e largon atë në mënyrë që lojtari tjetër mos t'i shikojë më dhe heq një nga objektet në tabaka. Për ta bërë lojën edhe më të vështirë ai/ajo edhe mund t'i ndërrojë vendin objekteve të tjera. Më pas, ia tregon sërish lojtarit, i cili duhet të gjejë se cili objekt mungon. Pastaj, ndërroni rolet dhe bëjeni sërish lojën.
Një mënyrë alternative për të luajtur lojën në grup është që të mbuloni tabakanë me një shami, t'i tregoni objektet vetëm për dy minuta ndërsa të gjithë do përpiqen t'i mbajnë ato. Pastaj mbulojini sërish objektet dhe lojtarët duhet të rikujtojnë të gjitha objektet që janë në tabaka. Shikoni kush ka kujtesën më të mirë!
Fakt interesant: Kjo lojë është emëruar sipas personazhit kryesor në romanin e Rudyard Kipling, Kim. Në histori, Kim e luan këtë lojë gjatë stërvitjes së tij për spiunazh.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo sfidë klasike fëmijësh teston aftësitë vëzhguese të fëmijëve tuaj ndërsa ata kujtojnë një grup sendesh dhe pastaj përpiqen të gjejnë atë që është hequr. Fëmijët do të habiten kur të mësojnë se kjo lojë në realitet përdoret edhe në stërvitjet ushtarake.