Loja e Shqisave!
Materialet që ju nevojiten: një fashë për të mbyllur sytë.
Çfarë mund të bëni së bashku: Nëse keni sytë e lidhur me një fashë mund t'ju ndikojë tek të gjitha shqisat, jo vetëm shikimin! Prekja është shqisa më e lehtë për t'u provuar kur udhëtoni dhe kërkon më pak përgatitje. Përdorni atë që keni përreth. Në makinë ka një thesar të tërë të objekteve që ju mund të përdorni si monedha, mbështjellëse dhe karta bankare.
Secili lojtar me radhë mbyll sytë me fashë, dhe më pas lojtarët e tjerë i japin një send dhe i kërkojnë që të gjejë se çfarë është. Lojtari me sy të lidhur mund të përdorë vetëm shqisat e tij/saj për ta identifikuar atë; shijen, prekjen, nëpërmjet tingullit apo aromës. Lojtari me sy të lidhur merr një pikë për çdo hamendësim të saktë. Pastaj, shkëmbeni rolel - personi me më shumë pikë fiton!
Fakt interesant: A e dinit se era është e lidhur ngushtë me kujtesën? Disa aroma mund të të shkaktojnë disa kujtime në tru!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet ka të bëjë me përqendrimin. Fëmijët do të mësojnë të largohen nga çdo shpërqendrim dhe thjesht të fokusohen në shqisat e tyre për të fituar sfidën!