Loja Frisbee (hedhja e diskut)!
Materialet që ju nevojiten: disk (frisbee) ose për fëmijët më të vegjël mund të përdorni mjete alternative, si për shembull kapakët plastikë të enëve të kuzhinës.
Çfarë mund të bëni së bashku: Nëse jeni vetëm dy persona, qëndroni në një distancë të shkurtër përballë njëri-tjetrit. Nëse ka disa lojtarë, organizohuni të gjithë në një rreth.
Frisbee është një disk që ju duhet të jeni në gjendje që jo vetëm të hedhni, por edhe të kapni saktë. Për të kapur diskun, duhet të përdorni të dyja duart. Sa herë që dikush arrin të kapë diskun (frisbee), të gjithë lojtarët bëjnë një hap prapa për ta bërë distancën mes tyre më të madhe. Shikoni sa larg mund të luani!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Vendosja e një objektivi për distancën, hedhja e një "Fresbee" dhe kapja e tij zhvillon aftësitë e motorikës grose tek fëmijët, ndërsa në të njëjtën kohë u siguron atyre shumë ushtrime energjike dhe argëtim në natyrë! Gjithashtu, kjo lojë inkurajon ndërveprimin shoqëror dhe punën në ekip pasi lojtarët ndajnë kënaqësinë e gjuajtjes, kapjes dhe vrapimit.