Loja me Birila
Materialet që ju nevojiten: Disa birila; një top.
Çfarë mund të bëni së bashku: Në një hapësirë të hapur në natyrë, merrni fëmijën/fëmijët tuaj për të vendosur disa birila (ose shishe) në një formë trekëndore ose piramide, me hapësirë midis çdo birile. Duke qëndruar katër ose pesë metra para larg tyre, lojtarët me radhë e gjuajnë topin drejt tyre duke e rrokullisur në tokë, me qëllim që të rrëzojnë sa më shumë birila që të munden. Për çdo birilë të rrëzuar fitohet nga një pikë. Ai ose ajo që fiton më shumë pikë, pas dhjetë raundeve fiton ndeshjen! Fëmijët mund të luajnë disa herë lojën, duke qëndruar çdo herë, në një distancë larg përpara birilave.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Loja me birila është një lojë e thjeshtë që ka mahnitur njerëzit, që nga periudha e Egjiptit të Lashtë! Ky aktivitet ndihmon që të rrisë gjendjen e humorit te fëmijët; ushtron aftësitë njohëse dhe motorike të fëmijës, pasi ata përpiqen që të gjejnë mënyrat sesi të rrëzojnë sa më shumë birila. Kjo është një lojë me të cilën mund të argëtohet e gjithë familja.