Loja për përgatitjen e ushqimit

Materialet që ju nevojiten: Tema e aktivitetit (përgatitja e ushqimit) është thjesht një shembull. Materialet mund të jenë të ndryshme varësisht nga loja që zhvilloni.

Disa enë, gota dhe lugë që nuk thyhen; vende dhe objekte të cilat fëmija juaj mund të përdor kinse si stufë dhe frigorifer (mund të jetë një kuti kartoni apo një tavolinë); Gjësende që fëmija juaj mund të përdor si tigan gatimi apo enë kuzhine (të sigurta dhe të vogla; gjësendet nuk duhet patjetër të duken saktësisht sikurse ato që fëmija pretendon të jenë).

Çka mund të bëni së bashku: Në këtë moshë gjasat janë që fëmija juaj luan shpesh “lojëra imagjinative”. Ky aktivitet është një shembull i asaj se si mund të inkurajoni fëmijën tuaj të bëjë lojën pak më komplekse dhe të përfshijë edhe të tjerët. Në një kohë të qetë, vendosni materialet për lojë dhe (në këtë shembull) thoni: “Ndoshta do të ishte argëtuese të gatuajmë ushqim – a do të pëlqente kjo? Shiko, këtu e ke [etj, etj.]. Çfarë mendon të përgatisësh? Vazhdoni duke zhvilluar bisedën për ushqimin e pretenduar dhe ofrimin ose shtirjen kinse po i ofroni gjësende të tjera.

Më pas mund t`i thoni, “unë (babi apo motra e madhe) mund të jemi ndihmësit tuaj.  Çka mund të të ndihmoj?” apo anëtarët e tjerë të familjes mund të sillen kinse ulen dhe hanë ushqimin e përgatitur.

Ky dhe skenarët e tjerë imagjinative mund të luhen shpesh.

Çfarë mëson fëmija juaj:  Aftësitë e të menduarit të fëmijës suaj zhvillohen kur ai apo ajo sillet apo shtiret që (për shembull) një kuti është stufë apo që një top i vogël është vezë. Përfshirja e të tjerëve në lojë, qoftë anëtar të familjes apo fëmijë të tjerë, forcon kompetencat sociale dhe aftësitë për bashkëpunim të fëmijës tuaj.