Lojë me letra!

Materialet që ju nevojiten: letra (bixhozi)  

Çfarë mund të bëni së bashku: Fëmijët duhet të ulen afër njëri-tjetrit në një rreth, në një tavolinë ose në dysheme. Fillimisht përzieni letrat, dhe secilit lojtar shpërndajini nga katër grupe me nga katër letra, të vendosura me kokë poshtë që mos të shihen nga lojtarët e tjerë. Më pas në qendër të tavolinës vendosni edhe katër grupe të tjera me nga katër letra.

Qëllimi i lojës është që lojtarët të gjejnë katër letra të njëjta, pra 4 "As-a", 4 "dysha", 4 "fanta" etj - dhe pastaj me gishtin e tyre të prekin hundën!

Fëmijët që të bëjnë katër letra njësoj, ato mund të marrin nga letrat që janë tashmë në qendër duke ndërruar një letër në këmbim të tjetrës, si dhe duke marrë secili me radhë nga letrat që ka përpara lojtari në të majtë... Sa shpejt do arrijnë ata të gjejnë katër letra njësoj?

Nëse loja bëhet më me shpejtësi -  mund të provokojë edhe të qeshura!

Pasi një lojtar ka arritur të mbledhë katër letra njësoj, ai/ajo duhet që shpejt dhe në heshtje të prekë hundën e tij/saj me gisht. Lojtarët e tjerë duhet të bëjnë të njëjtën gjë, sapo ata e vërejnë. Lojtari i fundit që e bën këtë është “Derri” dhe duhet të ulet ndërsa të tjerët luajnë një raund tjetër. 

Loja përfundon kur mbeten vetëm dy lojtarë - ata janë fituesit e përbashkët! 

Si një variant tjetër loje, në vend që lojtarët të dalin nga loja apo të skualifikohen, çdo herë që humbin marrin nga një shkronjë të fjalës "Derri" - së pari 'D', pastaj 'E', pastaj 'RR'  dhe 'I'. Loja përfundon kur një lojtar ka të katër shkronjat dhe formohet fjala "Derri'! 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo lojë e shpejtë me letra është e shkëlqyer për zhvillimin e aftësive të koordinimit dhe përqendrimit. Ajo gjithashtu ofron shumë argëtim dhe të qeshura për fëmijët e të gjitha moshave!