Luajmë me letra!
Materialet që ju nevojiten: letra (bixhozi)
Çfarë mund të bëni së bashku: Për të filluar lojën, vendosni letrat me fytyrë poshtë në tavolinë/dysheme ose në një sipërfaqe të sheshtë. Sa letra do përdorni varet nga numri i lojtarëve dhe sa kohë ju doni që loja të zgjasë - vetëm sigurohuni se keni të paktën dy nga çdo kartë të lojës (dmth dy mbretër, dy as, dy "2'-sha" etj).
Në qendër të tavolinës, vendosni letrat e kthyera me kokë poshtë dhe secili lojtar përzgjedh me radhë nga një letër. Çdo letër të zgjedhur lojtarët e vendosin para tyre, dhe në vargun e letrave që kanë përpara do shohin kur mund të kenë dy letra dyshe (pra dy tresha, apo dy fanta). Sa herë që një lojtar arrin të bëjë dy letra njësoj, letrat e tjera hiqen nga loja dhe vazhdohet sërish duke tërhqehur nga letrat e kthyera përmbys në tavolinë.
Cilido lojtar ka më shumë letra dyshe në fund të lojës fiton!
Nëse po përdorni të gjithë pakon e letrave, dy letrat duhet të përputhen si me numrin, ashtu edhe me ngjyrën e simbolit, për shembull 2-shin maç me 2-shin spathi.
Nëse fëmija luan vetëm, vendosni një limit kohor - sa shpejt mund t'i bësh të gjitha letrat në "çifte" dyshe? Regjistro kohën tënde dhe shiko nëse mund të tejkalosh rezultatin e mëparshëm!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo lojë klasike me letra vë në provë përqendrimin dhe kujtesën e lojtarëve. Për më tepër, ofron orë argëtimi për të gjitha moshat dhe mund të luhet individualisht ose në grup - aktivitet perfekt për një ditë me shi!