Marrja e autobusit

Materialet që ju nevojiten: Karriget; Pajisje skene ose maska (opsionale ); Para ose monedha (opsionale).

Çfarë mund të bëni së bashku: Vendosni karriget që të ngjajnë sikur jeni brenda në një autobus - vendosni një karrige në pjesën e përparme për shoferin, dhe një set karrigesh për pasagjerët. Sa më shumë karrige dhe lojtarë, aq më e mirë është loja!

Emëroni një lojtar që të jetë shofer/e dhe lëreni atë që të jetë në vendin e tij/saj përpara në autobus. Kështu, ato do simulojnë ngasjen e autobusit. Inkurajojini ata të argëtohen duke interpretuar rolin e tyre, ndërsa pretendojnë se po kalojnë në kthesa, të ndalojnë në semaforë, dhe të përdorin borinë etj.

Lojtarët e tjerë qëndrojnë në njërën anë në stacionet e tyre imagjinare të autobusëve, duke pritur që shoferi t'i marrë ata/ato. Shpesh, shoferi duhet të 'ndalojë' dhe të njoftojë se në cilën ndalesë ka mbërritur - shembull ndalesash mund të jenë parku, qendra e qytetit, kopshti zoologjik, biblioteka dhe shkolla. Më pas, pasagjerët janë të lirë të hipin në autobus, të zënë një vend dhe të fillojnë udhëtimin e tyre!

Mund të jetë një ide e mirë që të krijoni një itinerar për autobusin përpara se të fillojë loja - në këtë mënyrë udhëtarët mund të vendosin për një destinacion, të hipin në autobus, të qëndrojnë dhe të presin që autobusi të kthehet para se të vazhdojnë udhëtimin e tyre. Mund të improvizoni që udhëtarët duhet të blejnë bileta ose të përdorin monedha - kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme që fëmijët të praktikojnë numërimin dhe aritmetikën mendore.

Qëllimi kryesor është që lojtarët të argëtohen duke eksploruar imagjinatën e tyre, dhe duke vënë në provë aftësitë e tyre të improvizimit! Për ku janë nisur ato në udhëtimin e tyre emocionues?

Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo lojë emocionuese në grup (ose familjare) inkurajon fëmijët të përdorin imagjinatën e tyre dhe të improvizojnë, ndërsa janë në një udhëtim me autobus! Gjithashtu, mund të përdoret si një mënyrë argëtuese për të praktikuar aftësitë aritmetike dhe numerike.