Mbaro fjalinë!

Materialet që ju nevojiten: asnjë 

Çfarë mund të bëni së bashku: Secili me radhë mendoni për një fjali, por lini një ose më shumë fjalë që të tjerët të plotësojnë. Për shembull, "Macja_____ donte të hante pak ______." Për ta mbajtur këtë lojë me ritëm të shpejtë, mos u shqetësoni për të krijuar një histori të plotë, vetëm përqendrohuni në fjali të shkurtra dhe të thjeshta të cilat mund të provokojnë disa të qeshura.

Mundohuni të mendoni për mënyra interesante për të filluar fjalitë që nuk fillojnë me 'një' ose 'disa'. Po sikur të filloni me fjalë të tilla si 'zhurmë' ose 'kurrë'? 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo lojë gazmore në grup i bën fëmijët të luajnë me fjalorin, foljet, emrat, mbiemrat dhe kohët. Nuk ka një limit për numrin e fjalive 'qesharake' që duhen krijuar - ato me siguri do të provokojnë shumë të qeshura!