Mbroni fëmijën tuaj nga mushkonjat

Ecja dhe loja në natyrë janë shumë të dobishme për zhvillimin e fëmijës. Mushkonjat mund të prishin argëtimin. Pickimet e mushkonjave në përgjithësi nuk janë të rrezikshme, por shkaktojnë shumë shqetësime (skuqje, ënjtje, flluska, kruajtje).
Body

Gjëja më e rëndësishme është të mbroni fëmijën tuaj nga pickimet e mushkonjave.

Kur fëmijët tuaj janë në ambient të hapur, visheni ata me rroba me ngjyra më të hapura, pantallona të gjata, me çorape, bluza me mëngë të gjata.

Vendosni rrjeta kundër mushkonjave në dritare dhe dyer, krevat fëmijësh dhe në karrocën e fëmijës.

Ekzistojnë preparate të ndryshme (largues - repelent) në treg që mbrojnë nga pickimet e mushkonjave. Kur zgjedhni një, gjithmonë ndiqni moshën e treguar në vetë produktin (jo të gjitha produktet janë të destinuara për fëmijët nën 2 vjeç), datën e skadimit, udhëzimet për përdorim (mos të aplikohet në të gjitha pjesët e trupit, mos aplikoni produktin në lëkurë të dëmtuar dhe të irrituar, aplikoni me masë).

Larguesit (repellentët) vijnë në formën e spërkatësve (sprej), xhelit, pecetave të lagura dhe në madhësi të ndryshme; ato janë praktike për udhëtime dhe është mirë që gjithmonë ti keni ato në dispozicion. Është mirë të blini preparate të testuara dhe të regjistruara.

Gjithashtu mund të përdorni pajisje për largimin e mushkonjave. Disa vendosen në prizë, ndërsa të tjerët janë të lëvizshëm (që funksionojnë me bateri) dhe mund të vendosen në  karrocën e fëmijës, rrobat, çantën.

Shmangni qëndrimin në natyrë pa mbrojtjen e rekomanduar në periudhën kur mushkonjat janë më aktive, në mbrëmje, afër lumenjëve, liqeneve, zonave të pa mirëmbajtura me bar dhe të pyllëzuara.

Pas pickimit, është mirë të aplikoni një kompresë të ftohtë për disa minuta (një shami, garzë ose peshqir të lagur me ujë të ftohtë, ose një shishe frigorifer me ujë) dhe pastaj aplikoni një preparat që ka veti qetësuese dhe lehtëson kruarjen.