Memorie fotografike!
Materialet që ju nevojiten: stilolaps ose laps, letër.
Çfarë mund të bëni së bashku: Lojtarët duhet të qëndrojnë në të njëjtin drejtim dhe të zgjedhin dhjetë objekte që ata mund të shohin përpara tyre - lojtarët duhet të bëjnë më të mirën për t'i kujtuar ato.
Më pas, lojtarët duhe të shohin në një tjetër drejtim dhe do përpiqen të kujtojnë dhjetë objektet që sapo zgjodhën dhe shikuan, duke i shkruar në një copë letër. Jepni lojtarëve një pikë për çdo objekt që ata e mbajnë mend saktë. Për të luajtur përsëri, fokusohuni në një drejtim tjetër!
Keni vështirësi të kujtoni dhjetë gjërat që patë? Bëjeni këtë një aktivitet në grup ku të gjithë vendosin për dhjetë gjërat së bashku, duke punuar si një ekip për t'i kujtuar ato.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet është një mënyrë argëtuese për të përmirësuar kujtesën afatshkurtër të fëmijëve tuaj – për të mos përmendur edhe kujtesën tuaj! Fëmijët duhet të përdorin aftësitë e tyre vëzhguese për të zgjedhur objektet rreth tyre dhe për të testuar kujtesën. Paç fat!