Milia (Cistat e bardha)
Shkaktarët e milias (cistave të bardha)
Miliat janë kokrra të vogla dhe të bardha që ndonjëherë shfaqen në fytyrën e foshnjave pas lindjes.
Milia shkaktohet nga grumbullimi i qelizave të vdekura (keratina) nga shtresa e sipërme e lëkurës që bllokohen (mbledhin) menjëherë nën lëkurë.
Simptomat e milias
Miliat shfaqen kryesisht në hundën dhe faqet e foshnjave, por mund të shfaqen kudo të fytyrën e tyre. Kokrrat zakonisht janë më të vogla se 1mm në diametër, por mund të arrijnë deri në 3mm.
Miliat nuk shkaktojnë dhimbje apo kruarje.
Kur të konsultoheni me mjekun për miliat
Nëse vëreni skuqje, ënjtje apo formim të koreve përreth kokrrave, dërgojeni fëmijën për vizitë tek mjeku i përgjithshëm.
Trajtimi i milias
Nuk ka nevojë të trajtohen milia me kremra apo pomada për shkak se do të largohen vetvetiu pa ndonjë trajtim. Zakonisht ato largohen brenda javëve apo muajve pas lindjes.
Ato nuk lënë shenja prandaj mos provoni ti ndrydhni. Duhet të jeni të durueshëm dhe të prisni që të largohen në mënyrë të natyrshme.
Parandalimi i miliave
Është e vështirë të parandalohet shfaqja e miliave, por mund të jetë e dobishme të pastroni fytyrën e fëmijës me ujë çdo ditë dhe të thani atë. Shmangni pickimin, ndrydhjen apo fërkimin e kokrrave.