Mund të shoh veten në pasqyrë
Materialet që ju nevojiten: Pasqyrë.
Çfarë mund të bëni së bashku: Gjatë këtij aktiviteti, fëmija juaj do të mësojë si të njohë vetveten përmes perceptimit vizual, domethënë duke u parë në pasqyrë.
Për këtë aktivitet, uluni pranë fëmijës suaj në mënyrë që të shpreheni në mënyrë të tillë si: "ky bebi këtu je ti", "kjo është hunda jote", " kjo është goja jote”.
Mendoni për pohime të tjera që mund të ndihmojnë fëmijën tuaj.
Çfarë po mëson fëmija juaj: E gjithë kjo do ta ndihmojë fëmijën tuaj të identifikojë dhe të zhvillojë lëvizjet e trupit përmes vëzhgimit, si dhe do arrijë t'ju njohë juve në pasqyrë.