Murmuritja e zemrës

Murmuritja e zemrës është zhurmë shtesë në zemër. Murmuritjen e zemrës tek fëmijët dhe adoleshentët mund ta shkaktojnë disa faktorë. Murmuritja e zemrës nuk nënkupton gjithmonë që fëmija ka problem ose sëmundje të zemrës.
Body

Shkaqet e murmuritjes së zemrës te fëmijët

Gjaku që rrjedh nëpër zemër zakonisht bën një zhurmë të lehtë. Murmuritja e zemrës është një zhurmë shtesë në zemër - frushkullimë ose gumëzhimë. Ka raste kur gjaku nuk qarkullon lehtësisht nëpër zemër.

Shumica e murmuritjeve të zemërs janë jo të dëmshme. Kjo do të thotë se nuk ka asgjë të keqe me zemrën e fëmijës suaj dhe murmuritja zakonisht largohet me kalimin e kohës. Murmurimat jo të dëmshme të zemrës mund  të ndodhin kur fëmija ka temperaturë.

 Mendohet se të paktën gjysma e të gjithë fëmijëve kanë zhurmë jo të dëmshme në zemër. Ato janë lloji më i zakonshëm i murmuritjeve të zemrës tek fëmijët dhe adoleshentët.

Murmuritjet jonormale të zemrës janë nga sëmundjet e zemrës ose probleme të tjera të zemrës si valvulat e dëmtuara të zemrës ose vrimë në mbështjellësen e zemrës. Këto probleme mund të jenë nga lindja ose mund të ndodhin më vonë në jetë.

Simptomat e murmuritjes së zemrës te fëmijët

Nëse fëmija ka murmuritje jo të dëmshme të zemrës, absolutisht nuk i bie që ai/ajo ka simptoma të sëmundjes së zemrës.

Nëse fëmija ka murmuritje jonormale të zemrës, zakonisht ai/ajo ka simptoma që lidhen me sëmundjen e zemrës. Këto përfshijnë lodhje, gulçim dhe/ose mavijosje të buzëve, gishtërinjve të dorës dhe këmbës. Nëse murmuritja është e pranishme që nga lindja, këto simptoma mund të shfaqen menjëherë ose shpejt pas lindjes.

Murmuritjet e zemrës nuk mund të dëgjohen pa statoskopin e mjekut.

Kur duhet të vizitohet mjeku për simptomat e murmuritjes së zemrës

Shumë, por jo të gjitha problemet me zemrën e foshnjës zbulohen gjatë lindjes, ose gjatë javëve të para të foshnjës tuaj, kur pediatri kontrollon të porsalindurin tuaj. 

Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me frymëmarrjen ose ngjyrën e fëmijës suaj, duhet të konsultoheni me mjekun sa më shpejt të jetë e mundur.

Analiza e murmuritjes së zemrës

Nëse mjeku shqetësohet për murmuritjet e zemrës së fëmijës tuaj, ai/ajo mund të urdhërojë një ECG dhe një rreze rentgen të kraharorit.

Mjeku mund ta referojë fëmijën tuaj edhe te ndonjë kardiolog i pediatrisë, i cili mund të bëjë një ekokardiogram.

Trajtimi i murmuritjeve të zemrës

Murmuritja jo e dëmshme e zemrës nuk ka nevojë për trajtim sepse nuk ka asgjë të keqe me zemrën e fëmijës tuaj. Me gjasë zgjidhet vetë me kohë.

Nëse fëmija ka sëmundje të zemrës, ai/ajo me gjasë ka nevojë për ndonjë lloj trajtimi. Kjo mund të vatiojë nga ekzaminimi deri tek mjekimi ose operacioni, varësisht nga lloji i sëmundjes dhe sa keq është.