Nauzeja

Nauzeja është ndjenja se do të vjellni. Trajtoni nauzenë duke i dhënë fëmijës suaj pije të vogla me ujë ose lëngje hidratimi oral dhe ushqime të buta. Vizitoni mjekun nëse nauzeja e fëmijës suaj zgjat më shumë se 24 orë.
Body

Çfarë është nauzeja?

Nauzeja është ajo ndjenja kur ju vjen të villni.

Fëmija juaj mund të ketë nauze nëse ai/ajo:

  • është i/e sëmurë - për shembull, nëse ai/ajo ka gastro
  • është duke marrë disa medikamente
  • ka intolerancë ushqimore
  • i merren mendtë nga lëvizjet.

Simptomat e nauzesë

Fëmijët dhe adoleshentët më të rritur do t'ju tregojnë se ndihen të sëmurë ose se do të vjellin.

Fëmijët më të vegjël mund të mos jenë në gjendje t'ju tregojnë se atyre ju vjen për të vjellur, por mund të duken të zbehtë dhe të sëmurë.

Ndonjëherë nauzeja ndodh vetvetiu dhe ndonjëherë fëmija juaj mund të vjell.

A ka nevojë fëmija juaj të vizitojë mjekun nëse ka nauze?

Ju duhet të vizitoni mjekun nëse nauzeja e fëmijës tuaj zgjatë më shumë se 24 orë ose fëmija juaj ka nauze plus ndonjë nga simptomat e mëposhtme:

  • të vjella
  • ka pasur traumë në kokë së fundmi
  • dhimbje barku apo fryrje
  • temperaturë të lartë
  • nëse jeni të shqetësuar.

Dërgoni fëmijën tuaj menjëherë në departamentin e emergjencës ose telefononi ambulancën nëse fëmija juaj ka nauze plus ndonjë nga simptomat e mëposhtme:

  • dhimbje koke ose qafë të ngrirë
  • vështirësi në frymëmarrje ose ënjtje rreth fytyrës ose gojës
  • shikim i turbullt
  • konfuzion dhe përgjumje.

Nëse fëmija juaj ka nauze dhe ju jeni të shqetësuar se ai/ajo nuk është shumë mirë, vizitoni mjekun ose shkoni në departamentin e emergjencës.

Trajtimi i nauzesë

Nëse fëmija juaj ka nauze, trajtimi i thjeshtë është zakonisht më i miri. Është gjithashtu mirë nëse mund të zbuloni se çfarë po shkakton nauzenë dhe të trajtoni këtë shkak themelor.

Për shembull, për nauzenë që lidhet me gastro, sigurohuni që fëmija juaj të shmangë ushqimet e yndyrshme ose vaktet e rënda. Në vend të kësaj, inkurajoni fëmijën tuaj të pijë shumë gota të vogla me ujë ose lëngje për rihidratimin oral, si dhe ushqime të buta si biskotat e thata.

Fëmijët më të rritur me nauze mund të provojnë të hanë një lëpirëse të ëmbël ose sheqerka.

Nëse fëmija juaj është në spital me ndonjë sëmundje dhe ka nauze, medikamentet e forta të dhëna në formë pikash ose tabletave mund të ndihmojnë. 

Medikamentet për parandalimin e nauzesë rrallë funksionojnë, mund të kenë efekte anësore shumë të pakëndshme tek fëmijët e vegjël.