Ndarja e ndjenjave

Materialet që ju nevojiten: Asnjë    

Çka mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija juaj tregon shumë më tepër emocione. Çdo ditë mund të shihni fëmijën tuaj të shprehë entuziazëm, trishtim, frikë ose shqetësim, etj. Gjatë kësaj kohe, mund të vëreni dhe të emërtoni atë që ai ose ajo duket se po ndjen: “Dukesh kaq i lumtur. Mendoj që je  ngazëllyer që do të vizitosh gjyshen”  ose “E shoh që je mërzitur që sot nuk mund të luajmë jashtë. Le të gjejmë diçka për të luajtur brenda derisa të ndalet shiu”. Fëmija juaj mund të vërejë ndjenjat e të tjerëve. Mund ta ndihmoni fëmijën tuaj edhe nëse ai ose ajo nuk e emërton ndjenjën: “Po, e sheh që motra është shumë e trishtuar. Ajo po qan. A mund ta ndihmosh të ndihet më mirë? ”

Çfarë mëson fëmija juaj:  Kur i vëreni, pranoni dhe flisni për ndjenjat e fëmijës suaj, ai ose ajo do të fillojë t'i kuptojë dhe t'i shprehë ato më plotësisht. Zhvillimi emocional është një detyrë e rëndësishme në këtë moshë. Empatia për të tjerët është pjesë e kësaj. Duke e ndihmuar fëmijën tuaj të vërejë dhe të shqetësohet për ndjenjat e të tjerëve, ju po e ndihmoni fëmijën tuaj të bëhet një person i kujdesshëm.