Një fëmijë është helmuar- Çfarë të bëjmë?
Telefononi menjëherë shërbimin mjekësor të urgjencës nëse vëreni ndonjë simptomë dhe shenja helmimi tek fëmija ose keni ndonjë dyshim për helmim -, për të marrë udhëzimet e nevojshme mbi veprimin e mëtejshëm dhe ndihmën në kohë për fëmijën.
Body
Ç'mund të bëni derisa fëmija të marrë ndihmë mjekësore profesionale?
Në rast të inhalimit të helmeve ose gazeve toksike:
- Mbroni veten, sepse gazet helmuese mund t'ju dëmtojnë
- Nxirreni fëmijën në ajër të pastër sa më shpejt të jetë e mundur
Në rast të gëlltitjes të helmit:
- Mbaje larg nga fëmija burimin e helmit
- Inkurajojeni fëmijën të pështyjë helmin që nuk e ka gëlltitur, ose të heqë helmin nga goja me gishtat tuaj
- Mos provokoni të vjella
Në rast se gëlltitet ose ngec në hundë, fyt, vesh një bateri e vogël:
- Kontaktoni shërbimin mjekësor të urgjencës (127) që bateria të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur
Në rast se helmi aplikohet në lëkurë:
- Hiqini rrobat e fëmijës të zhytura në helm
- Shplani lëkurën me ujë të vakët për të paktën 15 minuta
- Mos apliko kremra ose vajëra në lëkurën e dëmtuar
Në rast se helmi shpërndahet në sy:
- Shplani sytë me ujë të vakët për 15 minuta, nga pjesa e brendshme deri në cepin e jashtëm të syve, duke i mbajtur qepallat hapur
- Mos i mbuloni sytë me garzë, pëlhurë, etj.
- Mos hidhni pika ose përmbajtje vajore në sy pa u këshilluar më parë me mjekun
Nëse fëmija është i pavetëdijshëm dhe nuk tregon shenja jete, është e nevojshme të fillojë menjëherë reanimacionin kardiopulmonar dhe të thërrasni ambulancën sa më shpejt të jetë e mundur (127). Reanimacioni kardiopulmonar duhet të kryhen deri në mbërritjen e ekipit mjekësor të urgjencës.
Ruaje ilaçin ose kimikatin që dyshoni se ka shkaktuar helmimin. Njohja e llojit të helmit ndihmon specialistët në përcaktimin e trajtimit.
Mos u përpiqni të nxitni të vjella te fëmija pa u këshilluar më parë me mjekun. Gjithashtu, mos i ofroni fëmijës asgjë për të ngrënë ose për të pirë pa u këshilluar më parë me mjekun.