Kolla
Shkaqet e kollitjes Ka shumë shkaqe të kollitjes te fëmijët, duke përfshirë:
Deri tani shkaku më i zakonshëm i kollitjes është një infeksion viral, kur kolla zakonisht ndodh si pjesë e një të ftohuri. Shkaku tjetër më i zakonshëm i kollitjes është astma. Shkaqet të tjerë të kollës janë relativisht të rralla. Simptomat e kollës Kollitja e fëmijës suaj dhe çdo simptomë tjetër do të ndryshojnë në varësi të shkakut të kollës. Kolla që vjen pas një të ftohti zakonisht zbutet dhe nganjëherë prodhon sekrecione. Shpesh është më keq gjatë natës. Kjo pasi kur fëmija juaj shtrihet, sekrecionet pikojnë nga pjesa e pasme e hundës dhe gojës në kanalin e frymëmarrjes. Kolla e astmës shpesh është më e keqe gjatë natës dhe pas stërvitjes. Fëmija juaj gjithashtu mund të ketë një fishkëllimë dhe vështirësi në frymëmarrje siç është gulçimi. Një kollë e rëndë dhe e ngjirur mund të nënkuptojë që fëmija juaj të ketë pezmatim të laringut dhe trakesë. Nëse fëmija juaj fillon të kollitet papritmas dhe gjithashtu të marrë frymë pas një episodi mbytjeje, ai/ajo mund të ketë thithur një objekt të huaj. Nëse fëmija juaj ka sulme të kollitjes për shumë javë, me “gulçitje” kur merr frymë dhe të shoqëruar me skuqje të fytyrës, të përziera dhe të vjella, atëherë mund të bëhet fjalë për kollën e keqe. Në një nga fëmijët e rritur ose fëmijët adoleshentë, kollitja mund të bëhet zakon. Zakonisht këto kollë “ushtojnë si bori”, por nuk shfaqen derisa fëmija është në gjumë. Kur duhet të vizitoni mjekun tuaj lidhur me kollën Nëse fëmija juaj ka një ose më shumë nga simptomat e mëposhtme, duhet ta çoni te mjeku i përgjithshëm:
Në shumicën e rasteve, fëmija juaj nuk do të ketë nevojë ta vizitojë mjekun nëse përndryshe është mirë përveç kollës së tij/saj. Testet për kollën Shumica e fëmijëve me kollë nuk kanë nevojë për ndonjë test. Mjeku zakonisht mund ta zbulojë shkakun e kollës, duke e analizuar me kujdesi historinë e sëmundjes dhe duke ekzaminuar fëmijën tuaj. Mjeku nganjëherë mund të urdhërojë një X-ray të gjoksit ose testim të gjakut. Trajtimi për kollën Shumica e rasteve të kollës nuk kanë nevojë për ndonjë trajtim të veçantë. Shumica e fëmijëve nuk kanë nevojë për antibiotikë kundër kollës. Nëse kollitja e fëmijës suaj është shkaktuar nga astma, ajo mund të trajtohet me ilaçe kundër astmës të dhëna nga nebulizer ose puffer. Tymi i duhanit mund të përkeqësojë kollën e fëmijës tuaj, prandaj mbajeni shtëpinë tuaj pa tym. Ilaçet për kollën nuk bëjnë ndonjë ndryshim në kollë. Avulluesit dhe lagështuesit nuk e lehtësojnë kollitjen. Gjithashtu, fëmijët e vegjël mund ta gëlltisin aksidentalisht tretësirën e avulluesit (zakonisht përmban mentol ose eukalipt) ose të digjen. Mjalti mund ta shkurtojë kohëzgjatjen e kollës, por nuk duhet t'u jepni mjaltë fëmijëve më të vegjël se 12 muajsh për shkak të rrezikut të botulizmit infantil. Zakonisht me kalimin e kohës përmirësohet kolla pas një ftohjeje, pavarësisht sesi e trajtoni atë. Parandalimi i kollës Nëse kollitja e fëmijës suaj është shkaktuar nga astma, zakonisht mund ta parandaloni atë me trajtimin e duhur. Kollitja kryesisht parandalohet përmes vaksinimit rutinë! Ju duhet ta minimizoni rrezikun e thithjes së objekteve të huaja, duke mos i lënë bebet dhe foshnjat të hanë arra të plota ose të luajnë me objekte të vogla që ata/ato lehtësisht mund t’i thithin. Fatkeqësisht, nuk mund të parandaloni kollën e shkaktuar nga një infeksion viral.
|