Diarrhoea
Çfarë është diarreja?
Diarreja është jashtëqitje e madhe, e hollë, e shpeshtë ose e lëngshme.
Simptomat e diarresë
Nëse fëmija juaj ka diarre, ai/ajo do të ketë jashtëqitje të madhe, të hollë, të shpeshtë ose të lëngëshme. Ngjyra e jashtëqitjes mund të shkojë nga e kafta në të gjelbër, dhe mund të hetoni copëza të vogla ushqimit në jashtëqitje.
Simptoma tjera që mund të vijnë me diarre përfshijnë dhimbje barku ose ngërçe, fryrje, të përziera, vjellje ose ethe.
Diarreja mund çojë në dehidratim, që mund të jetë problem serioz.
A ka nevojë fëmija juaj për të vizituar mjekun për shkak të diarresë?
Nëse fëmija juaj është më i vogël se tre muaj dhe ka diarre, gjithmonë vizitoni mjekun.
Gjithashtu është mirë të vizioni mjekun nëse fëmija juaj:
- ka diarre kronike (të zgjatur)
- ka gjak në jashtëqitjen e tij/saj
- po humbet peshë.
Çoje menjëherë fëmijën në emergjencën e spitalit nëse ka diarre dhe:
- tregon shenja të dehidratimit - d.m.th, nëse nuk mundet të urinojë, ose është i/e zbehur, hollë, ka sy të nxirë, duar dhe këmbë të ftohta, është i/e përgjumur ose lehtë i/e nevrikosur
- ka të vjella, dhimbje të forta barku ose dhimbje barku që nuk ndalojnë
- jeni të shqetësuar se fëmija nuk po ndihet mirë.
Ju e njihni më së miri fëmijën tuaj, kështu që besoni instikteve tuaja nëse ju duket që fëmija nuk po ndihet mirë. Shenjat që tregojnë se fëmija juaj ka sëmundje të rëndë që kërkon kujdes urgjent mjekësor përfshijnë dhimbje të mëdha, përgjumje, lëkurë të zbehtë ose të kaltër, dehidrim, frymëmarrje të vështirë, konvulsione dhe reagim të dobësuar.
Analiza për diarrenë
Nëse diarreja shkaktohet nga ndonjë virus, bakterie ose parazit specifik, analiza e jashtëqitjes së fëmijës mund të tregojë se ku është problemi.
Nëse diarreja është kronike, mjeku mund të urdhërojë disa analiza gjaku dhe jashtëqitjeje për të kërkuar shkaqe të tjera.
Trajtim për diarrenë
Lëngje
Gjëja më e rëndësishme është të siguroheni se fëmija juaj ka mjaftueshëm për të pirë.
Jepini fëmijës suaj sasi të vogla për të pirë, shpesh - për shembull nga një gojë çdo 15 min. Është më mirë të përdorni një lëng rihidratues oral si Gastrolyte®, Hydralyte™, Pedialyte® or Repalyte®. Këto mund t'i blini pa recetë në barnatore.
Nëse nuk mund të merrni solucionin rihidratues oral, mund të përdorni limonadë të holluar, lëngje kordiale ose të frutave. Përdorni një pjesë të limonadës ose lëngut në katër pjesë ujë. Limonada, lëngu i ëmbël ose lëngu i frutave me fortësi të plotë mund ta përkeqësojnë diarrenë, prandaj mos ia jepni fëmijës suaj.
Nëse sapo keni filluar ta ushqeni fëmijën me gji, vazhdoni ta bëni më shpesh. Gjithashtu midis vakteve mund t'i jepni solucion ekstra rehidratues oral fëmijës tuaj. Nëse fëmija juaj ushqehet me shishe, në 24 orët e para jepini lëngun rehidratues oral dhe pastaj kthejuni formulës së plotë me vakte më të vogla më të shpeshta. Ende mund t'i jepni lëngje shtesë orale midis vakteve.
Ushqimi
Fëmija mund të refuzojë të filloj me ushqim. Nëse fëmija është i uritur, ofrojini çfarëdo që dëshiron të hajë. Mos e ndaloni ushqimin për më shumë se 24 orë.
Trajtime shtesë
Nëse fëmija juaj është shumë i/e dehitratuar ose i vjellë të gjitha lëngjet orale, mund të duhet që lëngjet t'i jepen direkt në vena përmes pikave ose tubi që shkon nga hunda deri në stomak. Në këtë rast, fëmija duhet të dërgohet në spital.
Mos e trajtoni fëmijën me ilaçe kundër diarrësë. Nuk ka dëshmi që tregojnë se këto trajtime funksionojnë. Ndoshta fëmija nuk ka nevojë për antibiotikë, por mjeku do t'ju tregojë për opsionet më të mira të trajtimit për fëmijën.
Parandalimi i diarresë
Nëse fëmija ka pasur gastroenterit dhe diarre, ju mund të ndihmoni në parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni duke u siguruar që të gjithë në familje i pastrojnë duart rregullisht dhe nuk i përdorin të njëjtat shishe të pijeve, gota ose enë të ushqimit.
Është më mirë ta mbani fëmijën tuaj larg fëmijëve të tjerë dhe shkollës ose kujdesit për fëmijët derisa të mos ketë diarre për të paktën 24 orë.
Diarre kronike (e zgjatur)
Diarreja kronike mund të shkaktohet nga:
- llojet e intolerancës së laktozës (përbërësi i sheqerit në qumësht)
- infeksione parazite si Giardia
- sëmundje koeliake
- intoleranca ushqimore
- sindroma e zorrëve të irritueshme
- kushte të tjera më pak të zakonshme si sëmundjet inflamuese të zorrëve.
Disa foshnje me diarre kronike mund të pinë shumë lëngje frutash. Por ne nuk e dimë se çfarë e shkakton diarrenë tek shumë foshnje. Kjo quhet diarrea tek foshnjet.